Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe reshjeve të shiut, është shtyrë aktiviteti i pastrimit i planifikuar të mbahej më 22 prill në Komunën e Suharekës.
Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se aksioni do të realizohet një ditë më vonë, më 23 prill 2026.
“Ky aktivitet do të realizohet më 23.04.2026, pra shtyhet për një ditë më vonë”, ka njoftuar Muharremaj, raporton PrizrenPress.

Ai ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe gatishmërinë e tyre për të kontribuar në mbrojtjen e ambientit, si dhe ekipet vullnetare të angazhuara në këtë iniciativë.
Ky aksion zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë qytetarët e Suharekës./PrizrenPress.com/

