PDK-ja në Zhur propozon tre kandidatë për drejtorë të Qeverisë “Muja III”

PDK-logo8-07Dega e PDK-së në Zhur ka dërguar sot tre emra për drejtorë të Ekzekutivit të Prizrenit. Kryetari i Degës së PDK-së në Zhur, Bedi Hoxha tha se propozimet janë dërguar zyrtarisht në Degën e këtij subjekti politik në Prizren.

“Po, i kemi dërguar edhe ne propozimet tona për drejtorë të Ekzekutivit”,konfirmoi Hoxha për “PrizrenPress”.

Dega e PDK-së në Zhur për drejtor të Shëndetësisë ka propozuar dr.Zyber Rizanajn, për Kulturë dhe Rini, Ftim Hoxhën dhe për drejtor të Drejtorisë së Arsimit, Xhelal Susurin.

“Emrat për drejtorë janë propozuar nga përfaqësuesit e nëndegëve dhe Degës së Zhurit”,tha Hoxha.

Dega e PDK-së në Zhur dhe ajo në Has, në mbledhjen e fundit të Kryesisë në Prizren nuk kanë propozuar asnjë emër për drejtor të Ekzekutivit.

Përfaqësuesit e këtyre dy degëve kanë kërkuar kohë që t’i sjellin emrat e propozuar për Qeverinë “Muja III”.

“Në atë mbledhje nuk kishim asnjë emër për të propozuar”,shprehet Hoxha./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

KKSB në Prizren miraton draft-planin e punës për vitin 2026

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Prizren, i kryesuar nga kryetari i komunës, Shaqir Totaj, ka mbajtur mbledhjen e radhës në sallën e...

Pesë nxënës nga Prizreni në finalen e Olimpiadës Mbarëkombëtare të Gjuhës Shqipe

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur krenarinë për suksesin e nxënësve prizrenas që kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën finale të Olimpiadës...

Lajmet e Fundit