Malisheva nënkampione, Llapi në barazh, kjo është tabela e Superligës

Më ndeshjet e sotëm tashmë edhe zyrtarisht është mbyllur sezoni 2025-2026 në Superligën e Kosovës në futboll.

Tashmë dihet verdikti përfundimtare i këtij sezoni.

Vëmendja kryesore e xhiros së fundit ishte në suksesin historik të Malishevës, e cila për herë të parë në histori të klubit e mbyll kampionatin në pozitën e dytë, duke u shpallur nënkampione e Kosovës.

Ky sukses u sigurua pas fitores dramatike 3-2 ndaj Dritës. Për Malishevën shkëlqyen Mevlan Zeka, i cili realizoi dy gola, si dhe Besnik Ferati. Drita kishte marrë epërsinë në pjesën e parë me golat e Oniks Grezdës dhe Mike Artur, por nuk arriti ta ruante rezultatin.

Në ndeshjet e tjera të javës, Dukagjini regjistroi fitore minimale 1-0 ndaj Ballkanit, me golin vendimtar të Mërgim Pefqelit.

Gjilani triumfoi në një ndeshje të luftuar ndaj Prishtinës së Re me rezultat 3-2. Për skuadrën gjilanase shënuan Armend Thaqi, Blerind Morina dhe Senad Jaroviq, ndërsa për Prishtinën e Re realizuan Rion Rushiti dhe Astrit Berisha.

Një fitore shumë të rëndësishme për mbijetesë e siguroi edhe Drenica, e cila mposhti Prishtinën me rezultat 2-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Për Prishtinën shënoi Albin Krasniqi, ndërsa për Drenicën realizuan Iqballa Jashari dhe Indrit Prodani.

Ndërkohë, Llapi arriti fitore 3-2 ndaj Ferizajt, megjithatë do të detyrohet të luajë në ndeshje barazhi për të siguruar qëndrimin në elitën e futbollit kosovar.

Më Shumë

Malisheva ashpërson masat ndaj ndotësve, Kastrati vlerëson kontributin e bizneseve

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka vlerësuar kontributin e bizneseve lokale në aksionin për pastrimin e ambientit, ndërsa njëkohësisht ka paralajmëruar masa...

Operacion shpëtimi në malet e Sharrit, ekipet e ShKShMK-së në terren

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (ShKShMK) ka njoftuar se është duke zhvilluar një operacion shpëtimi në malet e Sharrit, në zonën e majës...

Lajmet e Fundit