Të premten themelohet partia e Fatmir Limajt e Jakup Krasniqit

Fatmir Limaj dhe jakup Krasniqi22Partia e Fatmir Limajt do të ketë së paku katër deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe disa zyrtarë që më herët kanë qenë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.
Pos Limajt e Krasniqit, edhe Hydajet Hyseni e Haxhi Shala do të jenë deputetët e Kuvendit të Kosovës që do të jenë pjesë e partisë më të re që do të themelohet në ditën e fundit të muajit shkurt.

Burime të Express kanë treguar se edhe ish-Kryetari i Degës së PDK’së, Xhevat Bislimi, Xhabir Morina e Bilall Sherifi do të jenë pjesë e Partisë së Limajt.

Ndërkohë, pjesëmarrjen në aktin e themelimit të Partisë së Limajt do të jetë edhe Kryetari i Bashkimit Demokratik për Prizrenin, Zafir Berisha.

Ai ka thënë se ka pirë kafe sot me Fatmir Limajn e Jakup Krasniqin, me të cilët është pajtuar që të jetë në të njëjtën listë zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme nacionale.

“Deri tash isha me Jakupin dhe Fatmiin, me të cilët kemi pirë nga një kafe miqësore. Do të jem prezentë në promovimin e partisë së tyre që kanë me e ba të premten”, ka thënë Berisha, për Express, të mërkurën.

“Kjo është faza e mobilizimit të forcave progresiste çka mund të bëjmë për të rrëzuar Qeverinë aktuale”, ka shtuar ai.

Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi pritet të themelojnë Partinë e re në të cilën kanë paralajmëruar se do të marrin edhe njerëz të tjerë të PDK’së dhe partive tjera.

Limaj në zgjedhjet e fundit ka fituar në Komunën e Malishevës me Iniciativën Qytetare

Më Shumë

Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e kamionit të betonit nga i cili u shkaktua vdekja...

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Lajmet e Fundit