3.5 C
Prizren
E premte, 27 Dhjetor, 2024

Ridvan Hoxha, Isa Mustafës: Bashkoje LDK-në në Prizren

Ridvan Hoxha LDKAnëtari i kryesisë së Degës së LDK-së në Prizren, Ridvan Hoxha, kërkon nga lideri i partisë së tij, Isa Mustafa që të gjejë një kompromis dhe të bashkojë këtë subjekt politik në këtë qytet.

Ai thotë se LDK-ja në Prizren nuk guxon të hyjë në zgjedhjet nacionale me atmosferën e përçarjes.

Hoxha është i blinduar se zgjedhje do të ketë edhe në Prizren, pas përfundimit të procesit gjyqësor të kryetarit Ramadan Muja.

“Duke reflektuar nga aktualiteti politik, si në nivelin qendror, ku priten të mbahen zgjedhjet nacionale, ashtu edhe në nivelin lokal në Prizren, pasi që jam i bindur se do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës, kam kërkuar dhe vazhdoj të kërkoj nga Kryesia e LDK së në Prishtinë, që të punojë për gjetjen e një kompromisi, që Dega e LDK -së në Prizren në këto dy palë zgjedhje të shkojë e bashkuar”.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa i ka dhënë përkrahje kryetarit të Degës në Prizren, Eqrem Kryeziut. Ai i ka thënë se Kryeziu ka bërë një punë të mirë në këtë degë të LDK-së.

Mustafa po ashtu ka kërkuar që të heqin dorë nga peticioni, nëndegët dhe anëtarët e Kryesisë, të cilët kërkojnë largimin e Eqrem Kryeziut nga pozita e kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren. “LDK-ja nuk funksionon me peticione…”, ka thënë Mustafa.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së në Prizren, Ridvan Hoxha thotë ndërkaq që Isa Mustafa nuk guxon t’i anashkalojë problemet dhe përçarjet e Degës.
“ Realiteti në Degën e LDK-së në Prizren është i njohur për opinionin”
“Shtëpia në thes nuk hynë’ thotë një fjalë popullore”.

“Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, synon që të vazhdojë punën duke e injoruar një pjesë të madhe të anëtarësisë, ndërsa në anën tjetër, kjo pjesë e anëtarësisë e dëshiron rrugëtimin e mëtejmë të Degës me ndryshime kadrovike, përkatësisht kërkon mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor”

“Është fakt se një pjesë e Kryesisë së Degës që e përkrahin lidershipin lokal e shumëvjeçar të LDK-së në Prizren. Është një grup e anëtarëve të LDK-së (55 anëtarë prej 101/ të Kuvendit dhe përfaqësuesit e 33 nëndegëve) të cilët janë pro ndryshimeve kadrovike dhe kërkojnë Kuvendin e jashtëzakonshëm”.

“Ky është realiteti i sotshëm i Degës së LDK-së në Prizren”

“Thyerjet e mëtejme brenda Degës së LDK-së do ta dëmtojnë jo vetëm degën e LDK-së në Prizren, por edhe LDK-në nëpërgjithësi, prandaj unë vazhdoj të kërkoj nga Isa Mustafa dhe nga Kryesia Qendrore një zgjidhje dhe të shkojmë të bashkuar në dy palë zgjedhje”.

“Nuk është zgjidhje vazhdimi i punës në Degën e LDK-së duke e injoruar zërin e anëtarësisë, por mund të jetë e rrezikshme edhe pse thirrja e Kuvendit të jashtëzakonshëm, mund ta ndan Degën e LDK-së në dysh”.

“Nëse qendra nuk reflekton për bashkimin e gjithë potencialit të saj në Prizren, atëherë është i pashmangshëm Kuvendi Zgjedhor i jashtëzakonshëm, të cilin sipas statutit të LDK-së kanë të drejtë ta thirr me kërkesën e 1/3 te anëtarësisë”./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Kastrati viziton kishën katolike në Kërvasari, thekson rëndësinë e harmonisë ndërfetare

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka vizituar sot Kishën Katolike në fshatin Kërvasar, ku është pritur nga Don Fran Kolaj, një intelektual...

Superliga mbyll fazën vjeshtore, vëmendja te derbi lokal në Suharekë

Sot përfundon faza vjeshtore e Superligës me dy ndeshje kryesore. Në Suharekë zhvillohet derbi lokal mes Ballkanit dhe Suharekës, me fillim në ora 13:00. Në...

Lajmet e Fundit