12.1 C
Prizren
E diel, 19 Tetor, 2025

Policia në Prizren,konfiskon bletët e vjedhura

BletatPolicia në Prizren, ka konfiskuar 23 koshare të bletave të vjedhura. Zëdhënësi i PK-së,Hazir Berisha tha se rasti i vjedhjes bletëve,është vrejtur nga një pjesëtar i policisë.

“Pak pas mesnate, një polic i cili po kthehej nga detyra me veturë private, posa kishte arritur në Malishevë dhe ishte nisur në drejtim të fshatit Lubizhdë, kishte lëvizur pas një automjeti të llojit kombi “Ford Transit” ngase kishte dyshuar se në te mund të kishte gjësende të kundërligjshme”.

“Polici pasi kishte informuar policinë e Malishevës dhe kishte kërkuar ndihmë, mirëpo dy të dyshuarit e kanë kuptuar qëllimin e policit dhe me të arritur në Lubizhdë, befasisht e kanë ndalur automjetin dhe kanë ikur në drejtim të pa njohur”.

“Në vendin e ngjarjes, në brendësi të automjetit policia ka gjetur 23 koshere bletësh”

“Ndërkaq pas orës 07:oo të mëngjesit, një qytetar nga Samadraxha e Suharekës ka informuar policinë se automjeti i tij i llojit “Ford Transit” ishte vjedhur gjatë orëve të natës”.

“Ndërsa më vonë në Mamushë është iniciuar rasti i vjedhjes së bletëve të cilat kanë qenë të stacionuara në fushë të hapur në mes Mamushës dhe fshatit Retijë. Mbetet në kompetencë të tri stacioneve policore për t’i koordinuar hetimet për ndriçimin e rrethanave të rastit”. Bletët i janë kthyer pronarit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aksidenti i rëndë në autostradën Prishtinë-Prizren

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në autostradën Prishtinë-Prizren. Një person ka mbetur i lënduar nga një aksident...

Eminem pritet të bëhet sërish gjysh, vajza e tij jep lajmin e bukur

Eminem së shpejti do të bëhet gjysh për herë të dytë! Alaina Marie Scott, vajza e adoptuar e 15-herë fituesit të çmimeve Grammy, njoftoi në...

Lajmet e Fundit