1.4 C
Prizren
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024

Begaj: Formimi i UÇK-së, frikësonte Serbinë

Ragip Begaj 12345Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka mbajtur të premten seancë solemne, në kuadër të shënimit të manifestimit “Epopeja e UÇK”-së.
Përveç anëtarëve të KK-së në këtë seancë,kanë marrë pjesë edhe kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, deputetët e Kuvendit të Kosovës nga Malisheva,Salih Morina dhe Haxhi Shala, si dhe një delegacion nga Bashkësia Islame e Ksovës.

Në këtë seancë, u vlerësua lartë sakrifica e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, të cilët u sakrifikuan në marsin e vitit 1998, më 5,6 dhe 7 mars, sakrificë e cila lëshoi kushtrimin e Jasharëve, për t’u bashkuar në luftë për lirinë e popullit shqiptar. Për nderë të kësaj sakrifice, shënohet edhe manifestimi i Epopeja e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Për herë të parë në historinë tonë, pas Skënderbeut, populli shqiptar, ku do që ishte, ju përgjigj kushtrimit të Adem Jasharit në luftën për liri. Epopeja, ishte vala përfundimtare për çlirimin e vendit, andaj edhe të gjithë shqiptarët ju bashkuan thirrjes së Adem Jasharit”, tha kryesuesi i KK të Malishevës, Enver Hoti.

Ndërsa Reshat Mexhidi, nga kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, tha se “marsi është muaj i shumë datave të rëndësishme për popullin shqiptar, duke filluar nga Epopeja e UÇK-së, për të vazhduar me Ditën e mësuesit, Ditën e nënave dhe për të përfunduar me marsin e përgjakshëm të demonstratave të vitit 1981”.

Edhe kryetari Ragip Begaj, ka vlerësuar lartë figurën e Komandantit Legjendar, Adem Jashari .

“Edhe sivjet, në 16 vjetorin e Epopesë së Lavdishme të UÇK-së, po përkujtojmë rënien heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, të familjes Jashari dhe të mijëra dëshmorëve të cilët iu kundërvunë armikut të përbetuar serb, për të mbetur përjetësisht në panteonin e pavdekësisë”

“Okupimi serb në Kosovë, kishte arritur kulmin dhe populli shqiptar, filloi që të ndryshoj rezistencën e tij, pasi organizimi ushtarak kishte mbetur mënyra e vetme që ne ta fitojmë lirinë. Si rezultat i të gjitha ngjarjeve të deri atëhershme, u formua Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me në krye komandantin Adem Jashari”,tha Begaj.

“Formimi i UÇK-së, sigurisht që e frikësonte shtetin serb, pasi e dinte se nga kjo formë e rezistencës shqiptare, do ta humbte kontrollin e saj mbi Kosovën. Për ta shuar këtë rezistencë, mes shumë formave që kishte përdorur regjimi serb, mendonte se kapja e kreut të UÇK-së, do ti shuante përpjekjet tona për liri dhe pavarësi”,tha Begaj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Haxhi Shala deklarohet fajtor

Haxhi Shala të hënën në Hagë ndryshoi deklarimin rreth fajësisë, ai tani pranoi fajësinë sipas marrëveshjes që ka arritur me Prokurorinë. “Unë nuk kam qenë...

Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmimet Oscar

DokuFest bën të ditur se tetë nga nëntë këta filma janë shfaqur këtë vit në edicionin e 23-të, ndërsa Queendom ishte pjesë e festivalit...

Lajmet e Fundit