Vazhdimi i dialogut varet nga zbatimi i Marrëveshjes së 19 prillit

Thaci, Ashton, Dacic ne brukselE ardhmja e dialogut dhe Marrëveshjes së 19 prillit do të varen nga dinamika e zbatimit të pikave që kanë të bëjnë me largimin e plotë të strukturave ilegale të Serbisë, funksionimin e Asociacionit të Komunave Serbe sipas ligjeve të Kosovës, marrëveshja për gjykatat në veri, si dhe zbatimi i marrëveshjes së arritur në dialogun teknik
Me gjithë ngecjet në implementim të marrëveshjeve, Qeveria e Kosovës pret që formati i takimeve në nivelin politik mes Kosovës dhe Serbisë të mbetet i njëjti edhe pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi – shkruan Koha Ditore.

Derisa të krijohet qeveria e re në Serbi, nuk do të ketë edhe një takim të radhës mes kryeministrave Thaçi e Daçiq, kanë bërë të ditur zyrtarë të Qeverisë së Kosovës. Ndërsa shumë pika të marrëveshjes së 19 prillit, të cilat tanimë do duhej të ishin përmbushur, kanë ngecur për shkak të refuzimit të Serbisë që t’i zbatojë ato.

Megjithë ngecjet, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës vazhdojnë të deklarohen publikisht se zbatimi i Marrëveshjes së 19 prillit po vazhdon dhe se rezultatet janë të prekshme. Bekim Çollaku, këshilltar i lartë i kryeministrit Thaçi ka thënë se integrimi i pjesëtarëve të MUP-it është në fazën përfundimtare.

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Lajmet e Fundit