9.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Zgjedhje e përgjithshme me 1, 8 ose 15 qershor

Zgjedhjet-ksNdonëse Projektligji për zgjedhjet e përgjithshme është miratuar në fund të javës së kaluar në Qeveri, dokumenti me raportin kthyes të vlerësimit për implikime eventuale financiare dhe ndonjë amendament që ka mundur të bëhet nga ana e Qeverisë së Kosovës, deri të hënën nuk është shpërndarë për deputetët.

Gazeta Kosova Sot ka mësuar gjatë ditës së djeshme se tanimë kryetari i PDK’së Hashim Thaçi dhe ai i LDK’së, Isa Mustafa, janë dakorduar që zgjedhjet e reja parlamentare të mbahen jo më vone se në gjysmën e muajit qershor të këtij viti.

Burime të gazetës kanë theksuar se kjo çështje pothuajse është marrëveshje e formës finale, por akoma nuk po bëhet publike sepse ka një presion të madh ndërkombëtar që kërkon shtyrjen e zgjedhjeve deri në muajin shtator, për të respektuar hapësirën që kërkohet për konsultim të ligjit të ri nga institucionet e menaxhimit të zgjedhjeve.

Data që përfliten, sipas burimeve të gazetës janë datat 1, 8 ose 15 qershor.

“Ajo që është me rëndësi në këtë marrëveshje është se pritet që përfundimisht 15 qershori të jetë kufiri i fundit i datës së mbajtjes së këtyre zgjedhjeve”, tha burimi i gazetës.

Më Shumë

Vogëlushi kosovar dënohet me 2500 franga, shkak ‘selfie’ me Granit Xhakën

2 mijë e 500 franga apo (2 mijë e 557 euro e 95 centë). Kaq i kushtoi një vogëlushi nga Kosova dënimi, për shkak të...

8 vjet nga pranimi i Kosovës në UEFA, Ademi: Aty filloi një epokë e re për FFK-në

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka kujtuar 8-vjetorin e anëtarësimit të Kosovës në UEFA. Ademi ka thënë se ky vendim i...

Lajmet e Fundit