8.5 C
Prizren
E hënë, 13 Tetor, 2025

Për Serbinë, votohet edhe në Gorë të Dragashit!

zgjedhjet5(E plotësuar) Deri në mesditë, procesi i votimit për Parlamentin e Serbisë, në shkollën e fshatit Vraniç, në trevën e Gorës, po vijon pa asnjë problem. Ajo që kanë parë reporterët nga Radio Sharri, është pjesëmarrja tejet masive e banorëve në këtë proces, e që asnjëherë më parë nuk ka ndodhur një interesim kaq i madh i goranëve për zgjedhjet e Serbisë. “Merita për këtë pjesëmarrje të lartë, iu takon organeve të përkohshme të Komunës së Gorës”, i ka thënë Radio Sharrit, kryetari i këtyre organeve të qeverisë serbe, Adem Hoxha.

Një zyrtar nga stafi logjistik i OSBE-së, në kushte anonimiteti, i ka thënë Radio Sharrit, se problem i vetëm në këtë vendvotim është fakti se jo të gjithë banorët e Gorës ndodhen në listat e votuesve. “Interesimi është i lartë, por nuk po mund të votojnë të gjithë, pasi emri i tyre nuk figuron në listat e votimit. Ndërkohë, votimi me kusht nuk lejohet në këtë qendër”, ka thënë ky zyrtar, duke shtuar se banorëve të Gorës iu lejohet votimi edhe me dokumentet e Kosovës.

Misioni i OSBE-së në Kosovë, në vendin tonë ka hapur dhjetë qendra votimi për zgjedhjet paralmentare të Serbisë. Këto qendra, me 15 degët e tyre, janë hapur në enklavat serbe në Kosovë, si dhe në Gorë të Dragashit, ndonëse në këtë trevë nuk jeton asnjë serb.

“Të gjitha qendrat dhe degët e tyre kanë nisur punën në orën 7”, ka konfirmuar zëdhënësi i misionit të OSBE-së, Nikolla Gaon.

 

 

Më Shumë

Zafir Berisha vazhdon fushatën në lagjet ‘Ortakoll’, ‘Arbana’ dhe ‘Tabakhane’: Zëri juaj vendos më 12 tetor

Kandidati i Bashkimit Demokratik për kryetar të Komunës së Prizrenit, Zafir Berisha, ka zhvilluar sot takime me banorët e lagjeve 'Ortakoll', 'Arbana' dhe 'Tabakhane',...

10 mijë euro ilegalisht, policia kap një person në Vërmicë

Në Vermicë, gjatë një kontrolli të detajuar ndaj një automjeti që po hynte në Kosovë, një udhëtar deklaroi se nuk posedonte mjete monetare për...

Lajmet e Fundit