15.8 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025

Krasniqi: Të arrestuarit në protestën kundër Mujës, kanë dosje kriminale

Nexhmi Krasniqi PKDrajtori i Policisë së Kosovës në Prizren, Nexhmi Krasniqi tha se të arrestuarit nga protesta e parë masive kundër kryetarit të Komunës së Prizrenit Ramadan Mujës nuk janë prizrenas. Sipas tij, në protestë janë identifikuar edhe persona me dosje kriminale për drogë dhe trafikim me qenie njerëzore.

Krasniqi, konfirmoi për “Zërin” se të katër të arrestuarit, nga marshi i parë i protestues në të cilin është kërkuar dorëheqja e kryetarit Muja, të datës 19 mars, para selisë së Kuvendit Komunal në Prizren, kanë qenë nga lokalitet tjera të vendit.

“Personat e arrestuar për sjellje arrogante ndaj policisë, gjatë protestës kanë qenë nga Prishtina, Mitrovica dhe Gjilani””.

“Sapo i kemi marrë ata kanë deklaruar se janë anëtarë të Vetëvendosjes!. Policia më pas ka arrestuar edhe personin e katërt i cili ka arritur të ikë nga stacioni policor në Prizren”, tha Krasniqi.

Ai tregoi se për shkak të këtij lëshimi, një polic është suspenduar për 48 orë. Ai tha se arrestimi është bërë në Prishtinë, ndërsa që të gjithë personat e arrestuar i janë dorëzuar Divizionit për Kundërvajtje të Gjykatës Themelore në Prizren.

Katër persona qenë arrestuar gjatë protestës dy orëshe, të mbajtur më 19 mars, në të cilën është kërkuar dorëheqja e kryetarit të komunës, Ramadan Muja, pas shpalljes fajtor dhe dënimit të tij me dy vjet burgim nga Gjykata Themelore në Prizren, për shpërdorim detyre.

Të arrestuarit janë marrë nga turma derisa tentuan ta zmbrapsin kordonin e policisë prej disa rreshtash, tek porta kryesore e KK-së, që njihet si “Shtëpia e Bardhë” pas një ultimatumi, që drejtuesit e protestës i dhanë policisë për tërheqjen e tyre brenda rrethojës së objektit, ku edhe ndodhet zyra e kryetarit, pasi protestuesit thanë se duan të ulen tek porta.

Nënkoloneli Krasniqi, tha se shërbimi inteligjent brenda policisë ka identifikuar disa persona me dosje kriminale, të cilët kanë qenë në ballë të protestës, afër kordonit të policisë, tek “Shtëpia e Bardhë” në Prizren.

“Nga këta një protestues që ishte nga Prishtina ka në polici shtatë dosje për protesta të dhunshme, ndërsa janë të akuzuar për drogë e prostitucion”.

Më Shumë

Nxënësit e Prizrenit i nënshtrohen testit ndërkombëtar PISA

Nxënësit e gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren i janë nënshtruar sot testit ndërkombëtar të vlerësimit PISA. Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj,...

Zenun Totaj, një penë e artë nga Hasi që u ndal para kohe

Edhe pse kisha dëgjuar shumë më herët, me poezinë e Zenun Totës (1955-1974), për herë të parë u njoha në janar të vitit 1992. Po...

Magjia e dritës

Lajmet e Fundit