15.5 C
Prizren
E shtunë, 17 Maj, 2025

Çeku: Muja ka vetëm dy opsione

Hajrulla ÇekuDrejtori i Organizatës Joqeveritare “Ec Ma Ndrushe”, Hajrulla Çeku në cilësinë e njohësit të LVL-së dhe zhvillimeve  në pushtetin lokal  ka vlerësuar se në bazë të opinionit  ligjor të MAPL-së,  kryetari i Prizrenit,Ramadan Muja i ka dy zgjedhje ligjore dhe një parimore. “Në këtë rast kryetari i Komunës së Prizrenit ligjërisht i ka dy opsione para vetës:vazhdimin  e mandatit ose dorëheqjen. Ndërsa parimisht  e ka vetëm një mundësi:dorëheqjen”, ka thënë Çeku, për Koha Ditore.

Ai ka përkujtuar  se kryetari Muja në vendimin për vetëpezullimin e detyrës  së tij, pati theksuar  se “me këtë veprim dëshiroj që t’i japë mundësi  organeve të drejtësisë  që ta shqyrtojnë  çështjen në mënyrë të pavarur, fer dhe profesionale…”.

“Nëse tani kryetari kthehet në detyrë, kjo nënkupton se ai do t’ia cenojë këtë mundësi  organeve të drejtësisë në kundërshtim me zotimin  e tij të dhënë në vendimin për pezullimin e mandatit”.  Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ndërkaq  i ka kthyer përgjigje kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, duke e vlerësuar vendimin e tij për vetë pezullim të detyrës si shkelje ligji.

Në opinionin e dhënë nga kjo ministri thuhet se “Pezullimi i aktiviteteve të kryetarit të Komunës së Prizrenit nuk është paraparë me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe i njëjti veprim nuk prodhon efekt juridik.. Ndër të tjera në këtë vendim thuhet se në rast se kryetari i Komunës së Prizrenit nuk paraqitet në punë më shumë se 1 muaj pa arsye, atëherë e përfundon mandatin e kryetarit të Komunës, ashtu siç është përcaktuar në nenin 56.3 e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale. Pas këtij vendimi ka reaguar edhe qytetarët aktivë “Për Prizrenin”, të cilët i kanë bërë thirrje organeve të drejtësisë, përkatësisht Prokurorisë Themelore në Prizren, që sa më parë të veprojë për shkeljet e vazhdueshme ligjore që po i bënë kryetari i dënuar i Prizrenit, Ramadan Muja.

Më Shumë

Nxënësit e Prizrenit i nënshtrohen testit ndërkombëtar PISA

Nxënësit e gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren i janë nënshtruar sot testit ndërkombëtar të vlerësimit PISA. Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj,...

Magjia e dritës

Sahit F. Osmani Të kam në zemër si nuk e kupton Jam i rrethuar nga vetë dashuria E vërteta është shpirt që s'mëkaton Të keqen e largon nga...

Lajmet e Fundit