2.1 C
Prizren
E diel, 18 Janar, 2026

Vdes Frankie Knuckles, kumbara i muzikës “house”

FrankieKnucklesFrankie Knuckles, i cili njihet si një ndër themeluesit e muzikës moderne elektronike me punën e tij si DJ, producent dhe remiksues në vitet e 1980-ta dhe 90-ta, ka ndërruar jetë të hënën. Shkaktari i vdekjes së tij nuk është bërë i ditur.

I njohur si “Kumbara i Muzikës House”, Knuckles ka lëshuar muzikë në klubet e natës në Çikago, “Warehouse” — prej ku edhe ka mbetur termi “muzika house” — dhe në “Power Plant” në fund të viteve të ’70-ta dhe në fillim të ‘80-tave, më pas lansoi këngët e tija hit Your Love (1986), “Baby Wants To Ride” (1987) dhe “The Whistle Song” (1991).

Remiksat e tij të njohur janë “Ain’t Nobody” (1989) dhe “Love Affair’s Blind” (1991). Knuckles ka remiksuar edhe këngët e Michael Jackson, Whitney Houston dhe Depeche Mode. Në përgjithësi ai njihej për remiksat e tij të gjatë.
Popullariteti i muzikës “house” që lëshohej në klubet e Çikagos pushtoi botën, ndërsa Knuckles në vitet e ’90-ta nisi bashkëpunimet edhe me produksionet të ndryshme.

Megjithëse problemet shëndetësore ia kishin ngadalësuar punën atij viteve të fundit, Knuckles vazhdoi të punonte në profesionin e tij të dashur nëpër ndeja e festivale të shumta deri pak kohë para vdekjes.

Më Shumë

A duhet t’i japim lamtumirën të shkuarës dhe të mirëpresim të ardhmen?

Nga Kujtim Gërmizaj Ndërsa hyjmë në vitin 2026, të mbushur me shpresë dhe optimizëm, qëndrojmë në prag të mundësive të reja, zgjedhjeve të reja dhe...

Rinumërimi zbardh manipulim industrial votash në Prizren

Rinumërimi i votave ka zbardhur manipulimin që është bërë në Qendrat Komunale të Numërimit. Devijim më i madh është evidentuar në Prizren, për llogari...

Lajmet e Fundit