26 C
Prizren
E shtunë, 15 Mars, 2025

VV e Malishevës: Morina edhe drejtor edhe i dënuar për vjedhje votash

VV-logo9-09Dega e Vetëvendosjes në Malishevë, kujton se jemi ne vitin e katërt të mandatit të qeverisjes që doli nga votat e vjedhura të zgjedhjeve të vitit 2010 dhe ende nuk kemi një shembull të dënimit serioz për ato vjedhje industriale të zgjedhjeve.

“Vjedhjet nga Partia Demokratike e Kosovës, si orkestruesja kryesore dhe Nisma e saj, ndodhën kudo në Kosovë, por zonat si Skenderaj, Drenasi e Malisheva ishin zona të vjedhjeve industriale”, thuhet në një njoftim të VV-së.

Aty thuhet se pas një kohe kjo u pranua edhe nga ish-sekretari i PDK-së Jakup Krasniqi dhe ish-nënkryetari i parë Fatmir Limaj, e që për koincidencë, në rastin në fjalë, pra, rasti në Astrazub votat ishin vjedhur për ata dhe ish partinë e tyre. Një Qeveri që me vota të vjedhura na dha si rezultat drejtimin e shtetit me metoda mafioze, pasojat e së cilës shihen e përjetohen kudo nëpër Kosovë.

“Në mesin e vendimeve formale të Gjykatave të Kosovës për vjedhjen industriale është edhe rasti i fshatit Astrazup në Komunën e Malishevës. Ky proces gjyqësor u përmbyll me një vendim plotësisht qesharak. Kryesuesi i vendvotimit, Fidan Elshani së bashku me ndihmësin Ahmet Morina, i cili aktualisht është Drejtor për mbrojtje dhe shpëtim në Komunën e Malishevës kishin keqpërdorur dhe dëmtuar rezultatin në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2010. Për këtë arsye mbi dyshimin e bazuar dhe me fakte, i ishte ngritur akuza për manipulim të rezultatit zgjedhor”.

Në përfundim të procesit këta të dy dhe të tjerët të përfshirë morën dënimin me 6 muaj liri me kusht, thotë më tej VV, derisa përveç veprës penale të shkaktuar gjatë procesit, grupi në fjalë kishte falsifikuar dhe firmën e komisionerit të VETËVENDOSJE!-s i cili nuk e kishte nënshkruar procesverbalin e manipuluar. Për më tepër jemi të informuar se vendimi i dhënë ka ardhur si rezultat i një marrëveshje të paligjshme midis të akuzuarve dhe gjyqtarit të rastit.

Sipas këtij vendimi shihen qartë dënime tepër të buta për të gjithë grupin e sidomos për përgjegjësit kryesor. Në këto rrethana mund të rendisim këto shkelje flagrante: shpërfillje e kodit penal, proces i parregullt gjyqësor, dënim bazuar mbi provë të manipuluar (rasti i vëzhguesit të VETËVENDOSJE!-s).

Përveç që Vetëvendosje bënë thirrje për rishikimin të procesit, kërkon me këmbëngulje nga Kryetari i Komunës Malishevë, Ragip Begaj të shkarkojë Ahmet Morinën, Drejtor për mbrojtje dhe shpëtim, tashmë të dënuar nga Gjykata për vjedhje të votave.

“Nëse institucionet shtetërore nuk merren seriozisht dhe me përgjegjësi ligjore, rastet e vjedhjeve të zgjedhjeve do të përsëriten, drejtësia do të jetë vetëm formale dhe hajnat përsëri do të rrahin gjoksin se janë në institucionet publike me votën e popullit dhe si pasojë marrin vendime për në emrin e të gjithëve ne. Çdo logjikë e praktikë për balancim e falje, është stimulim për hajnat që i vjedhin votat për të vjedhur më pas paranë publike e për pasojë të blejnë sërish votat”, përfudnon komunikatën VV.

Më Shumë

Ylli siguron fitore jetike ndaj kampionit Trepça

Golden Eagle Ylli shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj kampiones së Kosovës, Trepçës me rezultat 82:74 (24:20, 22:17, 17:18, 19:19), në javën e 23-të...

Arda Maloku thyen heshtjen, paraqet versionin e saj për incidentin me Fikrim Damkën

Deklaratat e kryetarit të KDTP-së dhe ministrit të MZHR-së, Fikrim Damka lidhur me incidentin më 9 shkurt në Prizren janë kundërshtuar nga njëra prej...

Lajmet e Fundit