18 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

“Heshtja e Dyfishtë”, libri më i shitur në Tiranë

heshtje libriNë vitrinën e librit të ri i janë shtuar lexuesit shqiptarë romane, libra udhëzues, historik dhe politikë.

Interesin më të madh nga lexuesi shqiptar e kanë patur librat: “Heshtja e dyfishtë” nga gazetari italian Carlo Bollino, “Misteri i Hagadasë së Sarajevës” nga Geraldine Brooks, “Penelopa në luftë” nga Oriana Fallaci, “Të dobësohesh pa Stres” nga diabetologu Alayn Golay dhe libri “Të vallëzosh në Shi” nga Nimfa Jaço.

Në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli”, Kozeta Gjanci librashitësja e një prej librarive më të frekuentuara në Tiranë tha se lexuesit shqiptarë i pëlqejnë më shumë librat me konspiracion, romanet dhe librat politikë. “Lexuesi shqiptarë është shumë afër librit”, tha Kozeta.

Librat më të shitur në këtë librari sipas librashitëses janë: “Misteri i Hagadasë”, “E fshehta e një Vere”, “Kalorësi i bronztë”, “Hija e Erës” dhe “Loja e Engjëllit” dhe libri i gazetarit Carlo Bollino “Heshtja e Dyfishtë”.

Librashitësja tha se libri “Heshtja e Dyfishtë” ka patur një shitje më të madhe. “Që ditët e para pati një interes nga grupmosha të ndryshme dhe vazhdon të shitet tek libraria jonë”, u shpreh Kozeta Gjanci.
Në vitrinën e librit të ri prurjet janë të shumta nga shtëpitë botuese dhe numri i lexuesve është gjithnjë në rritje.

Më Shumë

Nesër bllokohet rruga “Halil Berisha” në Prizren për shkak të punimeve në kanalizim

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka njoftuar qytetarët se nesër, më 06 maj 2026, nga ora 08:00 deri në 17:00, rruga...

Shën Gjergji bashkon qytetarët e Prizrenit

Festimi i Shën Gjergjit në Prizren po u mbajt me shumë entuziazëm që nga orët e hershme të mëngjesit. Kjo festë tradicionale, e cila shënohet...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit