Olivier: Gjykata Speciale kundër UÇK-së e dëmton Kosovën

Alexander Borg OlivieKosova nuk ka asnjë obligim ta pranojë Gjykatën Speciale për krimet e supozuara të UÇK-së ose për të lehtësuar zbatimin e krijimit të saj të propozuar nga Bashkimi Evropian, ka thënë Alexander Borg Olivier.
Ish-shefi i Zyrës Ligjore në UNMIK është ndër të vetmit ndërkombëtarë që nuk sheh asnjë të mirë prej kësaj gjykate dhe e pranon hapur se ajo është e drejtuar ekskluzivisht kundër UÇK-së.

Për këtë arsye, në një intervistë për “Kohën Ditore”, ai ka thënë se institucionet e Kosovës nuk duhet ta japin pëlqimin për krijimin e kësaj gjykate, qoftë edhe nëse ka presion nga miqtë ndërkombëtarë.

Avokati që për një kohë ka shërbyer edhe si këshilltar i kryeministrit Thaçi ka deklaruar se sistemi i drejtësisë në Kosovë duhet t’i trajtojë dhe të merret me ndjekjen penale të krimeve të luftës të identifikuara nga hetimet e prokurorit Williamson.

Sipas tij, dosja do të mund të vendosej nën mbikëqyrjen dhe përgjegjësinë e EULEX-it, i cili ka mandat për këto raste.

Më Shumë

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare. Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare,...

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të përgjithshme brenda partisë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec përmes një komunikate të lëshuar në Facebook, ka kërkuar që partia t’i nënshtrohet një procesi...

Lajmet e Fundit