Takohen Jahjaga e Thaçi, diskutojnë për FAK-un

Hashim Thaci dhe Atifete jahjagaPresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti kryeministrin e Republikës së Kosovës,Hashim Thaçin, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, si dhe konsolidimin demokratik të vendit.
Jahjaga dhe Thaçi theksuan se krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është i domosdoshëm, dhe është një proces gjithëpërfshirës që nuk ka alternativë

Sipas tyre, Kosova duhet ta ketë forcën e vet mbrojtëse, e cila do ta kompletojë konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe të bëhet kontribuuese e sigurisë kolektive përmes anëtarësimit të saj në NATO.

Thaçi e njoftoi presidenten Jahjaga për konsultimet e vazhdueshme me subjektet politike për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të përgjithshme, të parakohshme në Kosovë, dhe e theksoi qëndrimin e tij që zgjedhjet të mbahen me 8 qershor, në pajtueshmëri me forcat e tjera politike.

Presidentja Jahjaga theksoi se do të vazhdojë të luajë rolin e saj të faktorit të unitetit politik në Kosovë, se do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, të cilat përcaktojnë mënyrën e shpalljes së zgjedhjeve, si dhe do të respektojë vendimin që do të arrihet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga subjektet politike të përfaqësuara në Kuvend.

Më Shumë

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Lajmet e Fundit