Vdes ylli i kinemasë sovjetike, Tatiana Samoilova

Tatiana SamoilovaYlli i kinemasë sovjetike, Tatiana Samoilova, heroina e dramës ”Kur shtegtojne lejlekët”, fituese e Palmës së Artë në festivalin e Kanës në vitin 1958, vdiq dje në mbrëmje në Moskë, ditën e 80 vjetorit të saj. 

Lindur në vitin 1934 në Leningrad, sot Shën Petersburg, në familjen e aktorit sovjetik, Evgueni Samoilov, ajo u arsimua për balet para se të fillonte karrierën në teatër, ashtu si babai i saj. 

Në vitin 1957, ajo luajti rolin e Veronikës në dramën e Mikhail Kalatozov, “Kur shtegtojnë lejlekët”, përshëndetur nga kritika ndërkombëtare, sa u bë filmi i vetëm rus dhe sovjetik që mori Palmën e Artë në Festivalin e Kanës në vitin 1958. 
Pas këtij suksesi, ajo bëhet komediane në trupën e teatrit Majakovski të Moskës dhe më pas në trupën e teatrit Vakhtangov. 
Në vitin 1967, ajo bën një rikthim duke debutuar Anna Kareninën në përshtatjen e romanit të Leon Tolstoit nga Alexandre Zarkhi. 
Aktorja e njohur për shkrirjen kulturore të viteve 1950-1960 në ish-Bashkimin Sovjetik, Tatiana Samoilova ishte e ftuar nderi në edicionin e 43-të të Festivalit të Kanës në vitin 1990, ku mori shumë duartrokitje.

Më Shumë

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

Lajmet e Fundit