20 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

“Express” me “Ramë Lahaj në Royal Albert Hall”

646Në shkurt të këtij viti, në një skenë gjigante në Londër, para audiencës prej më shumë se 5 mijë vetash, një tenor nga Kosova performoi në rolin e Rodolfos, në operën “La Boheme”. Ramë Lahaj, u bë tenori i parë kosovar që u ngjit në skenën prestigjioze të “Royal Albert Hall”.

Prapaskenat e përgatitjes për një prej prezantimeve më të rëndësishme të këtij tenori, do të zbulohen në ekranin e kanalit më alternativ në vend, të hënën në orën 17:40.

Kohavision sjell reportazhin “Ramë Lahaj në Royal Albert Hall”, të realizuar nga regjisori Valon Jakupaj dhe produksioni “Gegnia Film”. Reportazhi, transmetohet të hënën, në kuadër të emisionit kulturor të KTV-së, “Express”.

Dardan Selimaj, producent i programit në Kohavision, ka thënë se bëhet fjalë për një minidokuemntar që sjell shumë detaje për shikuesit.

“Të gjitha prapaskenat e performancës së Ramë Lahajt në këtë skenë prestigjioze janë përfshirë në dokumentarin 10-minutash”, ka thënë Selimaj. “Ky ka qenë debutimi i Lahajt në skenën me nam dhe është e rëndësishme që edhe shikuesit tanë të përjetojnë nëpërmjet ekranit, emocionet e tij para dhe gjatë performancës”, ka shtuar ai.
I lindur në vitin 1983 në Istog, Ramë Lahaj ka përfunduar shkollimin e fillor dhe të mesëm në vendin e tij. Në vitin 2001 ai u diplomua në studimet kompjuterike. Në moshën 21- vjeçare ai filloi trajnimin e tij profesional muzikor dhe një vit më vonë i filloi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë (Shqipëri), ku u diplomua si nxënësi më i shquar në vitin 2008.

Tenori kosovar, Ramë Lahaj, është një emër i familjarizuar tashmë edhe me audiencën gjermane. Rolin e Alfredos e kishte interpretuar edhe në skenën e Teatrit Shtetëror të Operës në Lübeck të Gjermanisë dy vjet më parë. 30-vjeçari është fitues i dy çmimeve të para nga tri kategoritë e festivalit “Ritorna Vincitor”, në Napoli të Italisë, në edicionin e vitit të kaluar, të 16-in me radhë.

Lahaj është fitues edhe i dy çmimeve tjera me karakter ndërkombëtar “Marie Kraja” dhe “Riva del Gardes”. Ka marrë pjesë si këngëtar mysafir në koncertet e Gustav Kuhn, dirigjent me famë botërore që listës së tenorëve, me të cilët ka bashkëpunuar, i prin Luciano Pavarotti.

Më Shumë

Tatimi në pronë për vitin 2026 në Prizren del në pagesë – qytetarët ftohen të respektojnë afatet

Komuna e Prizrenit, përmes Drejtorisë për Buxhet dhe Financa dhe Zyrës së Tatimit në Pronë, ka njoftuar se faturat e tatimit në pronë për...

18 vjeçari nga Opoja e Dragashit humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

Një i ri shqiptar nga Kosova, me inicialet Y.Z., ka humbur jetën në Austri si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi...

Delirium

Lajmet e Fundit