Buzhala: Aderimet në partitë politike, komike

Berat BuzhalaIsh-deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së, Berat Buzhala, është shfaqur mjaft kritik ndaj prurjeve të reja në të gjitha partitë politike.

Ai në një intervistë për “Epokën e re” ka thënë se aderimet e fundit nëpër partitë politike jo vetëm se janë komike, por edhe perverse.

“Partitë politike po demonstrojnë, se po i nënshtrohen pa kushte, për një grusht votash, secilit grup a individ, për të cilët mendohet se e kanë një copë ndikim”, ka thënë Buzhala.

Ai ka bërë me dije se është e pakuptimtë që dikush të bëhet pjesë e një partie të caktuar politike për të cilën ka folur “zi e terr”.

“Ata që deri dje shaheshin, sot nderohen. Partitë politike do të duhej të ishin grupime të njerëzve që përafërsisht mendojnë ngjashëm për probleme të caktuara”, ka deklaruar Buzhala.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se do të vazhdojë të jetë pjesë e PDK-së, por jo edhe kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës, apo pjesë e Qeverisë së ardhshme, nëse kjo parti do t’i fitojë zgjedhjet.

“Besoj se jam shumë i parëndësishëm për të qenë pjesë e Qeverisë”, është shprehur Buzhala.

Po në këtë intervistë Buzhala ka folur edhe për fushatën paraelektorale të partive politike, të cilën e ka quajtur banale.

“Fushata do të duhej të quheshin ato, ku krerët e partive politike do të dalin e të tregojnë se çfarë do të bëjnë saktësisht për shëndetësinë, për arsimin, për drejtësinë etj., e jo këso lloj performancash banale”, ka thënë Buzhala, duke shtuar se pas zgjedhjeve parlamentare Kosovës i duhet një koalicion i cili do të fokusohet në shëndetësi dhe arsim.

Më Shumë

Konfirmohet linja e deleve në Suharekë/ AUV-i merr masa urgjente në të gjithë vendin

Në fshatin Delloc të Suharekës është konfirmuar prezenca e sëmundjes “lija e deleve/dhive (Sheep Pox/GoatPox)”. Lajmin e ka bërë të ditur Agjencia e Ushqimit dhe...

Ukimeri mbikëqyr punimet për rrethrrotullimin e ri në “Dardania” të Prizrenit

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet në aksin rrugor dhe rrethrrotullimin e ri në...

Lajmet e Fundit