13.8 C
Prizren
E premte, 18 Tetor, 2024

Mundësi studimi nga Kosova në Universitetin e Lublanës

Profesor nga Universiteti i LublanësNga 25 doktorantë që do të mund të mbarojnë studimet e tyre në Universitetin e Lublanës, edhe doktorantëve nga Kosova, po u ofrohet kjo mundësi, që studimet e tyre t`i mbarojnë në këtë universitet në Fakultetin Ekonomik dhe atë të biznesit.

Ky fakultet gjithashtu po u jep mundësinë edhe atyre që duan të mbarojnë programin Master, pa shkuar në shtetin Slloven. Kjo pasi që profesorë nga Universiteti i Lubjanës, udhëtojnë për t`i ligjëruar studentëve të tyre, në degën e këtij fakulteti në Kosovë.

Kështu u tha sot në një prezantim, postdoktoral nga profesorët e Universitetit të Lubjanës.

Tea Petrin, profesoreshë e këtij universiteti, si dhe ish ministre e ekonomisë në Slloveni, tha se kampusi i këtij Universiteti në Prishtinë, ka katër programe, Master në Banka dhe Menaxhimin e Financave, Master në Ndërmarrësi, Akademitë e biznesit, seminare dhe punëtoritë në certifikimin e programeve.

Sipas saj, FELU mban dy nga akreditimet më të njohura dhe më rigoroze në botë nga fusha e arsimit në lëmin e ekonomisë dhe biznesit, atë evropian EQUIS dhe amerikan AACSB.

Ajo tha se në Kosovë, një ndër problemet kryesore është mungesa e vendeve të punës, si në zonat rurale, po ashtu edhe krijimi i vendeve të punës për të rinjtë. “Do t’i takoj disa nga qeveritaret tuaj, ambasadoret rezident këtu, dhe ne do të bisedojmë për programet tona dhe do të diskutojmë për sipërmarrjen dhe do t’i them që në mënyrë që Kosova të rritët, në mënyrë që të ofrojë vende punë, gjë që e dim, kam mësuar, jo shumë, por unë nuk jam eksperte e ekonomisë së Kosovës, por prej studentëve të mijë siç është Edona dhe të tjerët, unë ua kam lexuar shkrimet e tyre të cilat kishin të bënin me Kosovën, dhe kështu unë u njoha me situatën në Kosovë dhe mendoj që njëri nga problemet më të mëdha është, po ashtu krijimi i vendeve të punës, jo vetëm në vendet rurale por edhe tek të rinjtë dhe në atë kohë ne të g jithë u pajtuam se Kosova vërtetë ka nevojë për gjenerata të individëve të cilët janë në gjendje të bëjnë diçka vet”, ka thënë Petrin.

Kurse, Metka Takovicic, profesoreshë e Universitetit të Lublanës, tha se misioni i tyre është për të zhvilluar udhëheqësit parimorë për punë në një mjedis global konkurrues të biznesit duke kombinuar ekonomisë dhe edukimin e biznesit me hulumtime të reja.

Ndërsa, Edona Hoxha, studente e cila ka mbaruar programin Master të këtij universiteti, tha se programet dhe mundësitë që ky universitet ofron, ia vlen për secilin studentë.

“Është program që vërtet ia vlen, është e tërë procedura dhe i tëri proces mbahet në Kosovë por është i gjithi slloven, do të thotë profesorët vijnë ligjërojnë, provimet na dërgojnë nga Sllovenia, mb ahen këtu, është një proces i gjatë por i cili ia vlen, është një proces, mund të them që është më unik në Kosovë. Programet po ashtu të masterit dhe program i doktoraturës dhe për të cilën kanë mundësi diku edhe 25 studentë, prej tyre edhe studentët e Kosovës, mund ta ndjekin programin e doktoraturës” tha ajo.

Gjithashtu, në një kohë të shkurtë FELU do të fillojë me konsulenca për kompanitë dhe trajnime specifike në bazë të nevojave të tyre, trajnime nga fusha të ndryshme menaxhimit, kurse intensive për International Finance English, International Legal English dhe International Business English.

Më Shumë

Pogba flet për herë të parë për ekipin e tij të ardhshëm pas reduktimit të dënimit

Paul Pogba i cili është në pronësi të Juventusit ka thënë se reduktimi i dënimit prej katër viteve në vetëm 18 muaj është një...

Arrestohet shqiptari i kërkuar nga Gjykata e Prizrenit, i dënuar me 18 muaj burg

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, i dënuar me 18 muaj burg për veprën penale të...

Lajmet e Fundit