Ish–komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku është dorëzuar. Ai ka hyrë në veturë të policisë, nga të cilët është shoqëruar për në burgun e Dubravës. Me të ka qenë edhe Ismet Haxha e Sahit Jashari.
Kjo ka ardhur pas një marrëveshje që ka ardhur pas një diskutimi, ku ka qenë kryeprokurori i EULEX-it, Jonathan Ratel.
Ata që konsideroheshin të arratisur tash tri ditë kanë dalë së bashku. Familjarët janë larguar dhe gjithchka para QKUK-së është e qetë.
Me të dalë nga QKUK-ja, mbrojtja ka thënë se Sami Lushtaku dhe të tjerët kanë qëndruar tërë kohën në klinikë, por ka qenë vetëm një protestë e tyre. Të tre avokatët kanë thënë se Lushtaku, Haxha e Sahiti nuk kanë pasur për qëllim arratinë as shmangien nga drejtësia.
*****
(01:40) Policia e Kosovës, ka bërë me dije përmes një komunikate se në bazë të fletarrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, është obliguar që të pandehurit pas arrestimit t’i dërgojë në Qendrën e Paraburgimit në Dubravë.
“Policia e Kosovës përmes njësiteve të saja relevante, ka vë në zbatim urdhërarrestin për kërkim të të pandehurve. Zyrtarët policor kanë realizuar urdhërarrestin dhe tre personat e kërkuar nën shoqërimin e Policisë dërgohen në Qendrën e Paraburgimit në Dubravë, ashtu siç kërkohej me urdhërarrest”, thuhet në komunikatë.
Dorëzohen Sami Lushataku, Sahit Jashari dhe Ismet Haxha
Është dorëzuar Sami Lushtaku. Siç raportohet në emisionin Interaktiv të KTV-së, Sami Lushtaku ka dalë nga objekti i QKUK-së dhe se shpejtë pritet të dalin edhe Ismet Haxha e Sahit Jashari.
Ata janë dalë nga QKUK të shoqëruar nga Policia e Kosovës dhe janë nisur drejt burgut të Dubravës.
Ata do të paraqiten sot (e premte) në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, që gjendet në pjesën veriore.
Të mbledhurit para QKUK-së kanë brohoritur UÇK, UÇK.Avokatët e të akuzuarve kanë thënë se mosdorëzimi i tyre ka qenë si protestë për të mos i dërguar në veri, por në Dubravë.
Aty është parë edhe kryeprokurori i EULEX-it, Johanthan Rattel.