Gara do të jetë mes LDK-së e PDK-së

Leon MalazoguNjohësi i çështjeve elektorale, Leon Malazogu, ka vlerësuar se në ditët e mbetura, fushata elektorale mund të bëhet më e ashpër.

“Kur them e ashpër nuk e kam fjalën në raport me fyerjet personale, por duhet ta inkurajojmë secilin kandidat që nxjerr sa më shumë të palara në raport me njëri-tjetrin”, ka thënë Malazogu, duke shtuar se fushata elektorale për zgjedhjet e 8 qershorit është fokusuar tek liderët, shkruan Epoka e Re.

Ndërkaq, duke folur për pozicionin e mundshëm të partive pas zgjedhjeve, Malzazogu ka thënë se gara për vendin e parë do të zhvillohet në mes të PDK’së dhe LDK’së.

Më Shumë

Suhareka në zi, Muharremaj reagon pas vdekjes së Flamur Kuçit

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të Flamur Kuçit, i cili ka vdekur në moshën 37-vjeçare. Në një...

Berisha uron Bashkësinë Islame të Prizrenit për Kurban Bajramin

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit (BDP), Zafir Berisha, ka vizituar Bashkësinë Islame në Prizren me rastin e festës së Kurban Bajramit. Së bashku me...

Lajmet e Fundit