12.5 C
Prizren
E mërkurë, 23 Prill, 2025

Terminali i Vërmicës shndërrohet në rrugë hyrëse për në Shqipëri

Verima3Terminali i pikës doganore të Vërmicës në kufirin Shqipëri-Kosovë ndryshon drejtim pas rreth 9 vjetësh. Ky terminal që nga e shtuna është shndërruar si rrugë dalëse nga Kosova për në Shqipëri.

Ndërkohë që hyrjet nga Shqipëria në Kosovë do të bëhen me katër korsi nga dy korsi sa kanë qenë më parë. I përuruar me 15 korrik të vitit 2005 me një investim prej 190 mijë eurosh, terminali i Vërmicës që nga dita e shtunë është transformuar në një rrugë me dy kalime që do të shërbejë për daljen e automjeteve nga Kosova për në Shqipëri.

Për pasojë është lehtësuar hyrja e udhëtarëve për në Kosovë, por kjo masë e marrë nga pala e Kosovës nuk eliminon radhët e gjata që vihen re kryesisht gjatë hyrjes për në Shqipëri./Koha Ditore/

Më Shumë

Gjimnazi “Ruzhdi Berisha” në Dragash shënoi 56-vjetorin e themelimit

Me homazhe para bustit të Dëshmorit të kombit, Ruzhdi Berisha, dhe me një program të pasur artistik të përgatitur nga nxënësit e saj, Shkolla...

KUJDES! Mos bini pre e mashtrimit me SMS në emër të Postës së Kosovës

Posta e Kosovës njofton publikun që të mos bjerë pre e një mashtrimi, meqë ka kuptuar se palë të panjohura po u dërgojnë SMS...

Lajmet e Fundit