14.1 C
Prizren
E hënë, 25 Gusht, 2025

Asfaltohet rruga në Fshatin e Ri të Malishevës

Fshati i Ri 011Ka filluar asfaltimi i rrugës së fshatit në Fshat të Ri, të Komunës së Malishevës, fshat i cili renditet prej vendbanimeve më të largëta në raport me qendrën komunale. Në fillimin e asfaltimit të rrugës, mori pjesë edhe kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, i cili i uroi banorët e këtij fshati në Malet e Berishës.

“Unë ju uroj juve rregullimin dhe asfaltimin e rrugës, dhe uroj ta gëzoni këtë rrugë, e cila juve ju ndihmon në qarkullimin tuaj drejt fshatrave përreth dhe qendrës komunale. Po ashtu kjo rrugë, përveç që ju ndihmon në kohë, ju ndihmon edhe në amortizimin e makinave dhe rrjedhimisht ju zvogëlohen edhe shpenzimet”, ju ka thënë mes tjerash Begaj, banorëve të këtij fshati.

Nga ana tjetër, banorët nga Fshati i Ri, falënderuan komunën dhe kryetarin Begaj, për ndërtimin e rrugës, gati dy kilometërshe, rrugë e cila i ndihmon në qarkullimin e tyre.

Ndërtimi dhe asfaltimi i kësaj rruge, gjithashtu pengon edhe largimin e banorëve nga trojet e tyre, pasi shumë banorë deri më tani, për shkak të rrugës dhe largësisë me qendrën komunale, kanë lëshuar trojet e tyre.

Rruga brenda Fshatit të Ri, ndihmon edhe në zhvillimin e turizmit në Malet e Berishës, pasi ky vend njihet për ajrin e pastër, lartësinë mbidetare dhe peizazhin e mrekullueshëm, si dhe ky vendbanim njihet edhe për vlerat e saja historike gjatë luftës së fundit të UÇK-së, si vend i Radio Kosovaelirë dhe agjencia e lajmeve Kosovapress, vendqëndrimet e pjesëtarëve të UÇK-së dhe të tjera.

Më Shumë

Aktakuzë ndaj dy personave nën dyshimin se lejuan rrënimin e “Sarajit të vjetër” në Prizren , shkaktuan dëm në vlerë mbi 15 milionë euro

Prokuroria Themelore në Prizren, departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër P.B., dhe E.Th., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se...

Tre të arrestuar në Prizren pas sulmit ndaj gjashtë personave, sekuestrohet një armë zjarri

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Prizren, pasi të njëjti kanë sulmuar fizikisht gjashtë meshkuj kosovarë duke u shkaktuar...

Lajmet e Fundit