5.9 C
Prizren
E enjte, 5 Mars, 2026

Nisin në Prizren xhirimet e filmit dokumentar “Vatër | Atdheu”

VatërVatër | Atdheu është një film dokumentar i metrazhit të gjatë i cili në formën eksperimentale dhe kinematike tenton të pasqyrojë mallin për atdheun, duke hulumtuar territorin emotiv ndërmjet shqiptarëve nga Kosova dhe popullit shqiptar në tërësi.

Rruga e Kombit, si një arterie që lidh Kosovën me Shqipërinë, është njëra nga metaforat kryesore të filmit e që lidh tregimet nga të dyja anët e kufirit.

Në thelb “Vatër | Atdheu” do të jetë një film rreth tregimit të tregimeve, rreth asaj se çka janë në fakt tregimet, çfarë kuptimi kanë dhe si ndikojnë ato në ne. Njerëz të njohur dhe panjohur, secili me tregimet e tyre, do të parakalojnë në këtë film poetik mbi atdheun dhe ndjenjën e mallit për te.

Regjisorja amerikane e filmit, Pamela Cohn, e cila viteve të fundit jeton ndërmjet Tiranës, Prizrenit dhe Berlinit, sjell një eksperiencë aq të nevojshme të punës profesionale në Kosovë në lëmin e filmit dokumentar, duke angazhuar një ekip mikste nga Irlanda, Kosova dhe Shqipëria.

Drejtori i fotografisë në film është kameramani irlandez Chris Kelly ndërsa xhiruesi i zërit William Kelly, poashtu nga Irlanda,transmeton koha.net.

Në fazën e dytë të xhirimeve, ekipi do të plotësohet edhe me bashkëpunëtorë nga Maqedonia dhe Greqia.

Filmi “Vatër | Atdheu” është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është një kooproduksion ndërmjet kompanisë filmike vendore “Punëtoria Filmike” dhe kompanive “Red Helicopter Films” nga Shqipëria dhe “Dream Factory” nga Maqedonia.

Më Shumë

Zyrtare: Glauk Konjufca, kandidat për president

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Glauk Konjufca është kandidat i tyre për president. Njoftimi i plotë: Zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, që erdhën si rezultat i...

Rriten çmimet e derivateve në Kosovë

Kryetari i Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka njoftuar se si pasojë e zhvillimeve në Lindje të Mesme, janë rritur edhe çmimet e naftës...

Lajmet e Fundit