21.5 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Elbenita Kajtazi sonte ngjitet në skenën e Filarmonisë së Berlinit

Elbenita KajtaziSkena e Filarmonisë së Berlinit ishte një ëndërr e kamotshme për të. Por, ëndrra e sopranos kosovare merr formën e realitetit. Elbenita Kajtazi do të ngjitet në skenën e operës me nam, duke qenë pjesë e operës “Werther” të kompozitorit francez Jules Massenet.

Kjo performancë e saj e çon në pesë numrin e shfaqjeve që ka pasur deri më tani Kajtazi me shtëpinë e dytë më të madhe operistike në Gjermani “Deutche Oper Berlin”.

Që nga maji i këtij viti e deri më 2015 23-vjeçja nga Mitrovica është soliste e kësaj shtëpie operistike, që ndodhet në distriktin e njohur si “Charlottenburg”, në Berlin. Deri më tani ajo ka pasur katër performanca në operën “La Damnation De Faust” të kompozitorit Hector Berlioz.
Ajo ka dhënë shpjegime edhe për rolin që do të interpretojë sonte (e hënë) në skenën e Filarmonisë së Berlinit: “Është roli i Kathchen në operën ‘Werther’.

Deri në fund të qershorit do të ketë edhe katër koncerte të tjera. Por, sezoni i shfaqjeve të shumta për Kajtazin nis nga shtatori, kur ajo do të ketë paraqitje edhe më të shpeshta në skenën e “Deutche Oper”

Më Shumë

Prizreni hap konsultim publik për Rregulloren e Menaxhimit të Mbeturinave

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Prizrenit është mbajtur sot konsultim publik me qytetarë lidhur me Projekt-Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave në...

“Prapë nata erdhi” – kënga e re e Mentor Mazrekut vjen si baladë e lehtë

Këngëtari Mentor Mazreku ka publikuar këngën e tij më të re, të titulluar “Prapë nata erdhi”, duke sjellë një projekt të ri që vjen...

Lajmet e Fundit