9.4 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

AGK përshëndet vendimin e Gjykatës për rastin e gazetares, Salie Gajtani

?AGPK-logoAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës përshëndet vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë në favor të gazetares së gazetës ”Koha Ditore”, Salie Gajtani.

AGK vlerëson se ky është një shembull inkurajues për kolegët gazetarë që ta ngrisin zërin kundër të gjithë atyre që në forma të ndryshme mundohen ta pamundësojnë ushtrimin e profesionit të gazetarëve dhe ta cenojnë lirinë e shprehjes.

“Dënimi i zyrtarit të Inspektoratit Komunal të Prishtinës, për shkak se në tetor të vitit 2012 ka fyer dhe ka kërcënuar gazetaren e “Kohës Ditore”, Salie Gajtani, dëshmon përparim në sundimin e rendit dhe të ligjit.

Kjo do të duhej të shërbente si mësim për zyrtarët institucionalë se si të sillen me gazetarët dhe palët e tjera në përgjithësi.

AGK inkurajon gazetarët që të raportojnë për problemet që i hasin gjatë kryerjes së detyrës dhe të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë, për krijimin e një mjedisi të sigurt për punë profesionale”, thekson AGK. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përfundon restaurimi i Hanit të familjes Zajmi në Prizren

Ka përfunduar restaurimi i Hanit të familjes Zajmi në Prizren, njofton ministria e Kulturës. “Restaurimi i plotë i këtij aseti kontribuon në mbrojtjen dhe promovimin...

Në 37-vjetorin e rënies heroike, përkujtohet profesori Xhemajli Berisha në Prizren

Sot janë shënuar 37 vjet nga rënia heroike në altarin e lirisë e profesorit Xhemajli Berisha. Me këtë rast, në varrezat e lagjes Arbanë...

Lajmet e Fundit