Trashëgimia kulturore dhe aktivizimi në Prizren

Prizreni9-18Forumi i diskutimit “Trashëgimia Kulturore dhe Aktivizmi”, do të mbahet sot në kafe-bar “Kafiç” në Prizren, në orën 17:00.Ky diskutim mbahet në kuadër të projektit “Aktivizmi kulturor dhe urban në Prizren”, i cili është financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.

Drejtori Ekzekutiv Hajrulla Çeku, thotë se ky forum do të diskutojë mbi potencialin e aktivizmit urban në Prizren për të penguar degradimin e mëtejmë të trashëgimisë kulturore të qytetit.
Panelistë të këtij forumi do të jenë: Vesel Hoxhaj nga Këshilli për Trashëgiminë Kulturore të Prizrenit, Rozafa Basha nga “EC Ma Ndryshe”, Eliza Hoxha, arkitekte dhe Hasan Hoti nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.

“Forumi i diskutimit “Trashëgimia kulturore dhe aktivizmi” është i dyti në ciklin e pesë forumeve të diskutimit që do të organizohen në baza mujore në Prizren”,tha Çeku.

“Këto forume janë pjesë e projektit “Aktivizmi kulturor dhe urban në Prizren”, i cili synon të nxisë debat shoqëror mbi rolin e aktivizmit kulturor në transformimin urban të qytetit”.

“Në esencë, projekti është një nismë e intervenimit kulturor dhe artistik që synon t’i trajtojë në mënyrë kreative sfidat e zhvillimit urban dhe reformës demokratike në Prizren”.

Përveç forumeve të diskutimit, gjatë vitit 2014 pjesë e këtij projekti do të jenë edhe këto aktivitete: hulumtimi mbi potecialin e aktivizmin kulturor dhe urban në Prizren, intervenimet artistike në hapësirën publike, platforma virtuale për blogging kulturor dhe konferenca rajonale për shkëmbimin e përvojave mes aktivistëve kulturor nga shtetet e Ballkanit Perëndimor./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zafir Berisha nuk është kandidat në këto zgjedhje, parashikon zgjedhje të reja pas tre muajsh

Ish-deputeti i disa legjislaturave në Kuvendin e Kosovës, Zafir Berisha ka njoftuar se nuk do të jetë kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës. Ai...

Nait Hasani konfirmon se do garojë për deputet: Po, do të jem në listë

Nait Hasani ka konfirmuar se do të jetë në listën e PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit. Hasani tha për Insajderin se do të garojë...

Lajmet e Fundit