14.9 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Haradinaj uron kryeministrin Rama, dhe popullin shqiptar për statusin e kandidatit

Ramush Haradinaj 1Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, uron kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe mbarë popullin shqiptar, për arritjen nga Shqipëria të statusit të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

Haradinaj ia përcjellë qeverisë dhe popullit shqiptar përgëzimet më të thella, për punën e bërë, angazhimin dhe përkushtimin e mbarë spektrit politik të Shqipërisë në arritjen e kritereve për marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE.

Haradinaj përcjellë bindjen dhe përkushtimin e tij të plotë se shumë shpejt edhe Kosova do t’i ndërmarrë hapat e duhur dhe t’i plotësojë kriteret në rrugën drejt integrimit të plotë në BE.

Bashkimi Evropian është dhe mbetet qëllimi i përbashkët dhe parësor i shqiptarëve kudo që janë, si rrumbullakësim i punës dhe përpjekjeve tona të vazhdueshme për paqe, siguri, stabilitet e zhvillim, thuhet në urimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Më Shumë

Arrestohet Gjesti, dyshohet për armëmbajtje pa leje

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin për veprën penale “armëmbajtje pa leje”. Sipas Policisë,...

Ylli fiton bindshëm ndaj Apolonisë

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Apolonisë me rezultat 80:59, në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës Unike të meshkujve. Therandasit...

Lajmet e Fundit