20.4 C
Prizren
E premte, 22 Gusht, 2025

Hasani: Nuk ndalem në mbrojtjen e vlerave kombëtare

Nait HasaniNait Hasani nuk do të ndalet që të punojë për interesat e qytetarëve dhe kombit. Ai thotë se pavarësisht që nuk ka arrit të fitojë mandatin e tret në Parlamentin e Kosovës, do të vazhdojë të punojë për vendin.

“Si brenda ashtu edhe jashtë Kuvendit unë gjithmonë do t’i mbroj interesat dhe vlerat tona kombëtare”, thotë Hasani për “PrizrenPress”.

Pavarësisht humbjes, Hasani thotë se ndjehet krenar që në zgjedhjet e 8 qershorit ka marrë 9351 vota.

“Falenderoj votuesit për besimin që më kanë dhënë me votën e tyre, që është një shumë e madhe prej 9351 vota që i kam marrë.

“Kjo tregon besimin e qytetarëve te unë dhe besimin tim të ta. Unë edhe pse nuk kalova bashkë me votuesit ndjehemi mirë me këtë rezultat që këtë rezultat e kam pas edhe në mandatin e kaluar”.

“Sot ta ruash votën e kaluar dhe të marrësh vota njëjtë si herën e kaluar është nder dhe respekt për mua dhe qytetarët që kem besim të përbashkët në ndërtimin e vendit”.

“Unë nuk do t’i zhgënjej, do të jem me hallet e përbashkëta të jetës dhe vendit tonë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Të shtëna armësh në Mazrek të Hasit, policia gjen dhjetëra gëzhoja

Një incident i rëndë që ka vënë në rrezik sigurinë publike është raportuar të dielën pasdite në fshatin Mazrek të Hasit në Prizren, ku...

Arkitekt Jusuf Xhibo angazhohet në restaurimin e Hamamit të Prizrenit

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka bërë të ditur se po vijon faza e dytë e restaurimit të Hamamit të Gazi Mehmet...

Lajmet e Fundit