Ministri Krasniqi ngushëllon familjen Myftari

MemliKrasniqi_ministri kulturesMe rastin e vdekjes së aktorit të mirënjohur të Kosovës, Hazir Myftari, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka ngushëlluar familjen e tij përmes një telegrami.

“Sot na la një ikonë e skenës se teatrit dhe filmit në Kosovë. Më shumë pikëllim mësova lajmin për vdekjen e të dashurit tuaj, aktorit dhe udhëheqësit të shquar të skenës së teatrit dhe filmit në Kosovë, Hazir Myftari. Ai ishte një aktor brilant dhe një udhëheqës i jashtëzakonshëm i teatrit në Kosovë. Karriera e tij në dërrasat e teatrit dhe në kinematografi është një thesar shumë i çmuar që ai ia la Kosovës. Puna dhe rolet e tij tregojnë mese miri për pasionin dhe vlerat e mëdha të popullit tonë për artin”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të MKRS-së.

“Një profesionist si Hazir Myftari i ka shërbyer shumë ndërtimit dhe zhvillimit të teatrit dhe filmit në Kosovë. Kam pasur rastin ta takoj disa herë dhe me ka lënë shumë përshtypje gjithë karriera dhe vullneti i tij për të pasuruar sa me shumë jetën kulturore në vend,” vazhdon më tej telegrami i nënshkruar nga ministri Memli Krasniqi.

“E di që shumë të rinj e të reja sot, të teatrit dhe filmit në Kosovë, kanë pasur si model Hazir Myftarin. Ai do të mbetet përherë një frymëzim për ne dhe gjurmët e tij në skenën tonë kulturore janë të pashlyeshme. Se Miftari kishte shumë dashuri dhe vullnet që ta zhvillojë teatrin dhe filmin në Kosovë, tregon mese miri përkushtimi i tij për këto deri në momentet e fundit të jetës,” përfundon telegrami i ngushëllimit të MKRS-së për familjen e të ndjerit, Hazir Myftari.

Më Shumë

Gjykata Kushtetuese: Zvarritja 11-vjeçare e rastit në Prizren shkeli të drejtat e qytetarit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se zvarritja e një rasti gjyqësor për më shumë se 11 vjet në Gjykatën Themelore në Prizren ka...

Një dekadë nga pranimi në FIFA

Sot shënojmë me krenari 10-vjetorin e anëtarësimit të Kosovës në FIFA, një moment historik ku FFK u bë anëtarja e 210-të e shtëpisë më...

Lajmet e Fundit