7.1 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Në Rashkë nisin punimet e pjesës së dytë për mbetje mortore

Rashke-mbetje mortore14Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu tha për Radion Evropa e Lirë se pas përfundimit të punëve në pjesën e parë të varrezës në Rudnicë, sot kanë nisur punët në pjesën e dytë të asaj pjese, ku dyshohet për mbetje mortore.

“Kemi filluar me incizimin e lokacionit, eskalatorët janë këtu. Do të thotë ka filluar puna në pjesën e ashtuquajtur Rudnica II. Punës iu kemi qasur nga pjesa e epërme dhe do të shohim se çka do të ndodh në ditët në vijim”, tha Gërxhaliu.

Ai theksoi se largimi i dheut dhe hulumtimi në atë pjesë mund të zgjasë 20 deri 30 ditë.

Deri më tash, patologët kanë arritur të nxjerrin 45 trupa nga varreza masive në Rudnice dhe rreth 87 mbetje të tjera trupore.

Gërxhaliu tha se pas fillimit të kërkimeve të reja dyshohet se mund të gjenden mbetjet mortore të 50 viktimave.

Më Shumë

Vazhdon nisma “Një dëshirë për rrugën time” me banorët e lagjes “Lakuriq” në Prizren

Në kuadër të nismës “One Wish For My Street” (“Një dëshirë për rrugën time”), EC Ma Ndryshe ka vijuar aktivitetin pjesëmarrës me banorët e...

Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Mustafë Gashi nga Suhareka

Ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mustafë Gashi nga Suhareka. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët...

Lajmet e Fundit