34.5 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Haradinaj: Vendimi i Gjykatës na hap rrugën për formimin e Qeverisë së re

Ramush haradinaj ne zgjedhjeRamush Haradinaj, kandidati për Kryeministër i koalicionit LDK-AAK-Nisma, ka dhënë një intervistë për Gazetën Express menjëherë pasi Gjykata Kushtetuese publikoi Aktgjykimin e saj për pyetjen e Presidentes. Lideri i AAK’së duket i lumtur me këtë vendim.

Express: Cili është interpretimi juaj për këtë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese?

Ramush Haradinaj: Ne kemi pritur që do të procedojë demokracia në vend. Pra, që Gjykata Kushtetuese ta respektojë demokracinë në vend. Megjithatë ne e respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ne po e presim afatin kohor kur do të na jepet e drejta për ta ndërtuar qeverinë e vendit; pra, afatin kohor të paraparë për pretendentin tjetër.

Express: Ju besoni që Gjykata ka qenë e qartë – që pas dështimit të pretendentit të parë, t’i jepet e drejta koalicionit që ka shumicën e votave?

Ramush Haradinaj: Pas dështimit të partisë së parë, megjithëse është shumë hipotetike të thuhet, ne e kuptojmë nga vendimi se do të fillojnë konsultimet me ofertën dytë politike që i ka shumicën e deputetëve në Kuvend.
Express: A besoni që koalicioni LDK-AAK-Nisma a është aq unik sa mos të ja jap mundësinë Thaçit që ta formojë Qeverinë?

Ramush Haradinaj: Nuk e di nëse PDK’ja do ta harxhonte krejt kohën në dispozicion për ta themeluar Qeverinë, apo do ta dorëzonte këtë mundësi te Presidentja. Ne kemi vendosur që të mos i përgjigjemi ftesës për konsulta. Pra, kuptohet që ka unitet në spektrin politik opozitar që t’i bëjmë një shërbim vendit.

Ne, së bashku me grupet punuese jemi në punë e sipër të përcaktimit të 100 veprimeve emergjente qeverisëse për 100 ditëshin e parë, si dhe 100 prioriteteve qeverisëse. Këto veprime do ta kthejnë njëherë e përgjithmonë besimin në shtet. Idetë dhe sugjerimet nga ana e juaj janë të mirëseardhura. Komunikimi dhe pjesëmarrja e juaj na ndihmon për t’i kuptuar dhe renditur më mire këto veprime dhe prioritete.

Më Shumë

Shpërthen zjarr në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, s’ka të lënduar

Në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, hapësira mes rrugëve “Wesley Clark” dhe “Ekrem Rexha” ka shpërthyer zjarr. Fatmirësisht nga ky rast nuk është lënduar askush,...

QKMF në Prizren ofron shërbime laboratorike edhe të shtunave për bashkatdhetarët

Me qëllim të përmirësimit të shërbimeve për bashkatdhetarët që kthehen në vendlindje gjatë sezonit veror, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë...

Lajmet e Fundit