17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Hapet plazhi i parë publik model në Durrës

Plazhi_durres“Pastërtia nuk është çështje buxhetesh, është çështje vetëdijeje dhe kujdesi qytetar”. Këtë mesazh, Kryeministri Edi Rama i drejtoi sot, vullnetarëve që i janë bashkuar programit të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit për plazhe të pastra, duke kërkuar edhe bashkëpunimin e gjithë qytetarëve për të ndryshuar imazhin e plazheve të bregdetit tonë.

Kryeministri e bëri këtë apel gjatë vënies në funksionim të Kampit të parë të Vullnetarëve në plazhin publik të Golemit në Durrës. Një risi kjo, pjesë e programit të ri, “për përgatitjen dhe mbarëvajtjen e sezonit të turistik,” – u shpreh Kryeministri, ndërsa theksoi se në këtë përpjekje duhet të marrin pjesë të gjithë pushuesit, duke e trajtuar mjedisin si “shtëpinë e tyre”.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare informoi se kampi vullnetarëve të Golemit është pjesë e rrjetit prej 10 kampesh të tilla që do të shtrihen në të gjithë vijën bregdetare të vendit, në shërbim të pushuesve dhe për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Kampet do të funksionojnë si bashkëveprim i disa agjencive ekzekutive me shoqërinë civile, nën drejtimin e AKB-së.

“Në prani të Kryeministrit, ne do hapim kampet e vullnetarëve, të cilat janë planifikuar si një bashkëpunim i Forcave të Armatosura, vullnetarëve, pjesëtarëve të tjerë të shoqërisë civile, të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e këtij aksioni, për të ardhur për të pastruar jo vetëm plazhin, por edhe për të disiplinuar të gjithë mbarëvajtjen e pushuesve gjatë sezonit,” – u shpreh Tare.

Drejtori i AKB-së lajmëroi edhe organizimin e një festivali të Filmit të Detit dhe aktivitete të tjera, që do të shërbejnë si argëtim për pushuesit.

Por Kryeministri u shpreh se ndryshimi do të ishte i vështirë pa u vetëdijësuar edhe qytetarët se duhet të japin kontributin e tyre për plazhe të pastra.

Kryeministri theksoi se është fatkeqësi të shikosh sesi në shumë raste, përshtypjet e vizitorëve dhe e gazetarëve të huaj nga plazhet shqiptare janë përshtypje që na turpërojnë të gjithëve.

Kryeministri Rama vizitoi edhe një plazh privat në Golem, ku për herë të parë janë ngritur kulla e rojës bregdetare, biblioteka e plazhit apo edhe zona e përcaktuar për të notuar, të cilin Kryeministri e vlerësoi një model të standardit që duhet të ofrojnë plazhet tona.

Në hapjen e Kampit të parë të vullnetarëve në Golem merrnin pjesë edhe të zgjedhur vendorë, kryetar i Bashkisë së Durrësit, Golemit, Rrashbullit. /albeu.com/

Më Shumë

Përvojë unike 360 gradë, publikohen pamje nga skena gjigante e Eurovisionit

Transmetuesi suedez SVT ka zbuluar skenën mbresëlënëse në Malmö Arena, në të cilën do të interpretohen 37 këngët e Eurovision Song Contest, i cili...

Alarmojnë shkencëtarët: Moti në Evropë më i paqëndrueshmi, pritet krizë klimatike

Shkencëtarët për ndryshime klimatike kanë paralajmëruar se një krizë klimatike pritet të përfshijë Evropën në vazhdim. Ata thonë se temperaturat po rriten në mënyrë drastike,...

Lajmet e Fundit