11.8 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026

Afganistani nuk e bllokon “Facebook-un”

facebookQeveria afgane e ka hedhur poshtë propozimin për bllokimin e rrjetit social, “Facebook” derisa të përfundoj kriza rreth zgjedhjeve presidenciale.

Fayeq Wahedi, zyrtar për informim i presidencës afgane, i ka thënë agjencisë franceze të lajmeve, AFP, se vendimi është marrë gjatë një takimi të djeshëm të Këshillit Kombëtar të Sigurisë. Javën e kaluar, senatorët i kanë kërkuar qeverisë që ta bllokojë “Facebook-un” derisa të betohet presidenti i ri, pasi debatet në këtë rrjet social po nxisin tensione etnike. Rrjetet sociale janë bërë skenë e komenteve me përmbajtje urrejtjeje në mes të përkrahësve të kandidatëve për president, Abdullah Abdullahu dhe Ashraf Ghani. Gjuha nxitëse në këtë rrjet social po ka edhe tone etnike.

Ghani ka përkrahje nga pashtunët në jug dhe lindje të Afganistanit, derisa përkrahësit e Abdullahut janë taxhikët në veri, duke nxjerr në pah kështu ndasitë etnike të luftës civile gjatë të 90-ve. Rezultatet preliminare priten të bëhen publike gjatë ditës së sotme, por Abdullahu ka thënë se ai nuk do i pranojë rezultatet, pasi numërimi i votave është manipuluar në të mirë të kundërkandidatit, Ghani. (REL)

Më Shumë

27 vjet nga masakra në Bukosh të Suharekës

Sot mbushen 27 vjet nga masakra në Bukosh të Suharekës. Me rastin e këtij përvjetori, mbahen homazhe në nderim të 25 martirëve të rënë...

Ukaj i LDK-së me kërkesë për Abdixhikun: Fute Agim Veliun në listë për deputetë

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Xhavit Ukaj, i ka bërë thirrje kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, që për zgjedhjet e reja ta...

Lajmet e Fundit