3.7 C
Prizren
E martë, 9 Dhjetor, 2025

Ndërron jetë ish-presidenti Eduard Shevarnadze

shevarnadze-320x245Eduard Shevarnadze, ish-presidenti i Gjeorgjisë dhe ish-ministër i Jashtëm i Bashkimit Sovjetik në kohën kur në pushtet ishte Mihail Gorbaçov, ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të gjatë në moshën 86-vjeçare. Agjenci të ndryshme lajmesh nga Rusia dhe Europa, e konfirmuan dje lajmin duke iu referuar burimeve nga Tbilisi, kryeqyteti gjeorgjian. Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar edhe nga familja dhe nga zyra e tij e shtypit. I emëruar në krye të diplomacisë sovjetike në vitin 1985, Shevarnadze ishte njëri ndër protagonistët më të spikatur të programit të reformave “Glasnost i Perestrojka” brenda hapësirës ish-sovjetike, që paradoksalisht solli edhe vetë fundin e sistemit. Me shpërbërjen e ish-Bashkimit Sovjetik, ai dha dorëheqjen nga postet publike në vitin 1990, për t’u angazhuar më pas në atdheun e tij të lindjes, Gjeorgji, të cilën e udhëhoqi përgjatë periudhës 1995-2003, si President. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka qenë i pari që ka shprehur menjëherë “ngushëllimet më të thella për familjarët dhe për të gjithë popullin e Gjeorgjisë”.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme kanë ardhur disa reagime edhe nga politikanë e personalitete, ku bie në sy sidomos vlerësimi që kanë bërë qytetarët e politikanët gjermanë, për shkak të rolit të tij të spikatur në ribashkimin gjerman.

Sidoqoftë, Shevarnadze do të mbahet mend edhe për rrëzimin që iu bë në vitin 2003, gjatë atij që u cilësua si revolucioni gjeorgjian, që e shënjoi atë në memorien historike si një udhëheqës që në vendin e tij kishte bërë të lulëzonte korrupsioni dhe destabiliteti ekonomik. Gjithashtu, ai akuzohej nga qarqet opozitare se mbante lidhje të forta me Moskën, pavarësisht se afrimi i Gjeorgjisë me strukturat euroatlantike mban pashmangshmërisht edhe vulën e Eduard Shevarnadzes.

Më Shumë

Prokuroria e Prizrenit mban ligjërata në shkolla kundër dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore

Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht prokuroret/koordinatore për rastet e dhunës në familje, Mehreme Hoxha dhe Elfete Purova, kanë realizuar ligjërata vetëdijesuese në shkollën IAAP...

Bashkimi kërkon finalen e Kupës

KBF Bashkimi synon sot finalen e Kupës së Kosovës, në ndeshjen gjysmëfinale kundër KBF Penzës. Takimi zhvillohet në palestrën “Karagaçi” në Pejë, me fillim nga...

Lajmet e Fundit