1.1 C
Prizren
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024

Seanca konstituive, pritet ndërhyrja e Presidentes

Atifete jahjagaMospajtimet mes subjekteve politike, dhe insistimi i dy blloqeve si PDK-së, por edhe koalicionit LDK, AAK e NISMA se atyre u takon kryeparlamentari, do të sjellë një situatë ku presidentja e vendit Atifete Jahjaga duhet të ndërhyj në bazë të kompetencave kushtetuese.

Një analizë/dokument që flet për rolin e Jahjagës në këtë situatë, po qarkullon nëpër misionet diplomatike të akredituara në Prishtinë.

Radio Dukagjini e ka parë dokumentin në fjalë, ndërsa aty parashihet ndërhyrje a presidentes për ta ruajtur stabilitetin e vendit pas polemikave rreth seancës konstituive.

“Presidenti, në këtë rast Atifete Jahjaga, ndër të tjera, ka obligim kushtetues që ta bëjë gjithçka në fuqinë e saj që ta ruajë unitetin e popullit si dhe të garantojë funksionimin e institucioneve të shtetit. Këto dy përgjegjësi janë të precizuara me nenin 83 që thotë: ‘Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikë së Kosovës’ dhe me nenin 84.2 që thotë se Presidenti ‘garanton funksionimin kushtetues të institucioneve të përcaktuara me këtë Kushtetutë’”, thuhet ndër të tjera në analizë.

Aty parashihet qartë edhe mundësia e eskalimit të situatës të enjten në Kuvend që mund të qoj edhe deri në konfrontim fizik mes deputetëve.

Këtë madje e ka paralajmëruar edhe deputeti i zgjedhur nga LDK-ja, Arben Gashi.

“Nëse dy palët pretendojnë të ulen me një vend, normalisht që do të ketë fërkime”, ka thënë Gashi.

Analiza është marr konkretisht me këtë çështje derisa konfirmon se konfrontimi fizik mes deputetëve mund të ndodhë.

“Mospajtimet aktuale rreth rendit të ulëseve gjatë seancës konstituive, që e bartin potencialin serioz që të eskalojnë në një konflikt fizik, paraqesin kërcënim serioz dhe potencial për cenuar unitetin e popullit të Kosovës si dhe kërcënim për funksionimin e institucioneve. Kjo, po ashtu, do të shënonte një precedent të keq, një rrënim të imazhit të Kosovës dhe rrezikim të perspektivës evropiane të Kosovës”, vlerësohet në letër.

Aty po ashtu rekomandohet se si mund të tejkalohet kjo situatë.

“Mospajtimet rreth interpretimit të Kushtetutës dhe rregullores së punës rreth procedurave të aplikueshme në seancën konstituive do të mund të tejkaloheshin nëse çështja referohet në Gjykatën Kushtetuese, pasi që, deri në vendimin e Gjykatës, do të shtyhej mbajtja e seancës konstituive. Në këtë situatë është obligim kushtetues i Presidentit që, në emër të ruajtjes së unitetit të popullit, stabilitetit institucional, garantimit të kushtetutshmërisë dhe ruajtjes së imazhit të Kosovës, që çështjen e Kryeparlamentarit ta referojë në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në fund të dokumentit.

Ndërkohë, nga presidenca kanë bërë të ditur se e para e shtetit do të ndjek të gjitha veprimet kushtetuese në secilin situatë politike.

“Presidentja Jahjaga, në përputhje me kompetencat e saj kushtetuese, do të veprojë në pajtim me ligjin dhe Kushtetutën, duke garantuar funksionimin demokratik të institucioneve dhe siguruar unitetin e popullit”, ka thënë këshilltari i lartë i presidentes, Arbër Vllahiu.

Më Shumë

Ngritet aktakuzë për krime lufte ndaj popullsisë civile në Suharekë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit V.N, për...

Suharekë, institucionet lokale apelojnë për festime dinjitoze dhe pa krisma

Në takimin e fundit të Koordinimit Lokal për Siguri për këtë vit, të kryesuar nga nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka, u diskutua...

Lajmet e Fundit