10.3 C
Prizren
E martë, 28 Tetor, 2025

Jahjaga i përgjigjet Haradinajt

Atifete jahjagaZyra e Presidentes, Atifete Jahjaga u është përgjigjur disa paralajmërimeve të kandidatit të bllokut LDK, AAK dhe Nisma për kryeministër, Ramush Haradinaj në lidhje me çështjen e nominimit të mandatarit për formimin e qeverisë së ardhshme.

“Duke kërkuar nga të gjitha palët vetëpërmbajtje nga presionet politike, Zyra e Presidentes thekson se kandidati për kryeministër do të nominohet, në respektim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e përputhshmërisë së nenit 84 (14) dhe nenit 95, si dhe në pajtim me procedurat dhe afatet e parapara me Kushtetutë”, thuhet në reagimin e Zyrës Jahjagës.

Zyra e Presidentes “rithekson faktin se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të obligueshme për të gjitha institucionet e vendit dhe se do t’i zbatojë me përpikëri ato”.

Sqarimet nga Presidenca pasuan deklaratën e Haradinajt ku thuhej se presidentja po rrezikon ta shkel kushtetutën.

“Ka mundësi që ne ta pyesim Gjykatën Kushtetuese a ka vepruar drejtë Presidentja që nuk e ka ushtruar të drejtën e vetë për ta nominuar mandatarin, pasi që ka ndodhë seanca. Presidentja po rrezikon që ajo vetë të shkelë kushtetutën”, kishte deklaruar Haradinaj.

Ai e kishte paralajmëruar Jahjagën se veprimi i bllokut LDK, AAK dhe Nisma mbetet çështje e hapur, në rast se ajo nuk e shfrytëzon kohën për nominimin e mandatarit./Rel/

Më Shumë

Në Dragobil u përkujtua dëshmori Ali Murat Paçarizi në 27-vjetorin e rënies për liri

Sot, në Dragobil të Malishevës, u mbajt ceremonia përkujtimore kushtuar dëshmorit të kombit, Ali Murat Paçarizi, në 27-vjetorin e rënies së tij për lirinë...

Nait Hasani: Kurti më premtoi se do t’i vizitojë krerët e UÇK-së, nuk e realizoi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka bërë të ditur se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka premtuar se do t’i...

Lajmet e Fundit