“DokuPhoto” hapet me ekspoziten e fotografit Donald Weber

Donald Weber-fotografist1

Anëtari i Agjencionit të Fotografisë VII dhe fotografi i njohur Donald Weber, do të ekspozojë projektin e tij të fundit në këtë edicion të “DokuPhoto”.

“Koordinuar nga fotografi Kosovar Ferdi Limani, ekspozita “Barricade: The EuroMaidan Revolt” mbledh portrete të njerëzve që Donald Weber takoi në rrugë, një përmbledhje të kokteleve Molotov që kanë qenë arma e zgjedhur e protestuesve EuroMaidan në Kiev si dhe gjërat personale multi-milionëshe të presidentit Viktor Yanukovich të gjetura në rezidencën e tij luksoze në Mezhigiriya”, thotë drejtuesja e komunikimit të “DokuFest”, Nita Deda.

Donald Weber-fotografist

“DokuPhoto” do të hapet të premten më 15 gusht në rrugën e Saraqëve, në mes të Hamamit dhe Shtëpisë së Kulturës në Prizren, me praninë e Donald Weber. Fotografitë do të ekspozohen deri më 24 gusht.

“DokuFest” poashtu do të organizojë një master-klasë me Donald Weber për tregimin e storieve dhe ndërtimin e narrativës vizuele përmes fotografisë.

“Përveç kësaj, Weber do të jetë pjesë e një seance të shqyrtimit të porotfoliove (portfolio review) drejtuar fotografëve profesional të cilët dëshirojnë të diskutojnë për punën e tyre dhe të eksplorojnë praktikën e tyre të dokumentimit”, thotë Deda. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Vazhdojnë dëgjimet publike në fshatrat e Suharekës për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të fshatrave të ndryshme në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit...

Dragashi nis përgatitjet për organizimin e Testit të Arritshmërisë dhe Maturës 2026

Komuna e Dragashit ka mbajtur një takim informues dhe koordinues me administruesit e Testit të Arritshmërisë dhe Testit të Maturës Shtetërore 2026 në shkollat...

Lajmet e Fundit