Ferati: Qeverinë e bëjmë ne

Sadri-FeratiAnëtari i Kryesisë së LDK-së, Sadri Ferati, duke folur për zhvillimet e fundit në skenën politike, ka thënë se vullneti i shumicës së deputetëve duhet ta bëjë formimin e organeve të Kuvendit dhe Qeverisë së re.

“Për këtë fazë kriteri i vetëm është sigurimi i 61 votave në Kuvend dhe koalicioni LDK-AAK-Nisma tashmë i ka siguruar votat e nevojshme fillimisht për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit, pastaj për ta formuar Qeverinë. Pra sa iu përket votave të deputetëve, formimi i Qeverisë nga koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-Nisma është 100 për qind i realizueshëm”, ka thënë Ferati në këtë intervistë për “Epokën e re”.

Ai është shprehur se zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe qeveria teknike nuk janë zgjidhje e mirë. “Zgjedhjet nuk do të bëjnë çudira, por përafërsisht do të ngelet ky raport i forcave politike dhe prapë do të kthehet procesi në pikën ku është aktualisht. Prandaj, sikurse qeveria teknike, edhe shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme nuk është zgjidhje e mirë. Megjithatë, edhe qeveria teknike edhe zgjedhjet janë të mundshme. Por, sipas mendimit tim, gjasat më të mëdha janë të vijë në shprehje vullneti i shumicës së deputetëve në Kuvendin e Kosovës”, është shprehur Ferati.

Ai nuk ka dashur të flasë sa i përket shkresës së PDK-së drejtuar Gjykatës Kushtetuese për seancën konstituive të 17 korrikut, vendimit që mund ta marrë kjo gjykatë. “Nuk e di sa ka gjasa, por edhe nëse kthehet, sërish të njëjtit deputetë do të votojnë Isa Mustafën për kryetar të Kuvendit të Kosovës”, ka deklaruar Ferati.

Më Shumë

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

27-vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më...

Lajmet e Fundit