2.3 C
Prizren
E premte, 2 Janar, 2026

“DokuFesti” me 237 filmave nga 56 vende të botës

DokuFest XIII-ndrysho mos u mshefFestivali i filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”, të premten, ka shpallur programin e plotë të filmave që do të projektohen në edicionin XIII, që sivjet mbahet nga 16 deri më 24 gusht.

Sipas drejtuesve të kësaj ngjarjeje kulturore, nga 2 mijë e 400 filma që kanë aplikuar, festivali ka përzgjedhur që të shfaqë 237 filma nga 56 vende të ndryshme të botës, në kuadër të gjashtë programeve garuese dhe shumë programeve të tjera speciale.

Drejtori artistik i “DokuFestit”, Veton Nurkollari, ka shprehur bindjen se përmbajtja e këtij programi do të ngjallë ndjenja të ndryshme te publiku, që do të kenë rastin të ndjekin rrëfime të treguara përmes objektivit të kamerës mbi njerëzit dhe fatet e tyre, ngjarjet e përditshmërisë në glob si dhe zhvillimet në raport me natyrën apo edhe me teknologjinë moderne, shkruan sot Koha Ditore në shtojcën Koha për Kulturë.

 

Më Shumë

Viti i ri nis me temperatura deri në -9 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të kemi mot të vranët. Temperaturat minimale do të jenë deri në -9 gradë Celsius “Mot...

Përveç Dragobilit edhe Astrazupi i Malishevës me mungesë të rrymës

Përveç fshatit Dragobil, edhe fshati Astrazup në komunën e Malishevës po përballet me mungesë të energjisë elektrike në ditën e zgjedhjeve. Në fshatin Dragobil, në...

Lajmet e Fundit