Lladrovci i ngarkuar me punë në Ambasadën në Tiranë

Ramiz LladrovciIsh-deputeti i PDK-së, Ramiz Lladrovci, ka konfirmuar se nga 25 korriku është emëruar i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Kosovës në Tiranë.

Lladrovci ka thënë se nuk mund të ngjitet në nivelin e ambasadorit të Republikës pa u funksionalizuar Parlamenti dhe Komisioni për Politikë të Jashtme, i cili interviston kandidatët për ambasador dhe i rekomandon emrat te Presidentja për dekretim.

“Prej datës 25 korrik jam i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Kosovës në Shqipëri. Prej kësaj date e kam kartën diplomatike të lëshuar nga Republika e Shqipërisë”, ka thënë Lladrovci, për Express.

Ky ish-deputet i PDK-së ka thënë se pavarësisht se kush do të jetë në krye të Qeverisë do të respektojë vendimet e tyre.

“Ministri i Jashtëm, në marrëveshje me Kryeministrin dhe me Presidenten, në çdo moment mund të heqin ose dërgojnë një ambasador prej shtete për ndonjë arsye”, ka shtuar ai.

Ramiz Lladrovci deri në vitin 2008 ka qenë pjesë e Kryesisë së AAK-së, derisa më vonë i është bashkuar PDK-së.

Në zgjedhjet e fundit pasi ishte futur fillimisht në listën e PDK-së për deputet, Llavdrovci ishte larguar në konsultim me Kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi. /Express/

Më Shumë

Prizren: Kërkohet paraburgim për një të dyshuar për fajde, një tjetër në arrati

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale të fajdesë, ndërsa një person...

Rezultatet e para në Prizren, Vetëvendosje kryeson garën zgjedhore

Në Prizren po vazhdon numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, ndërsa rezultatet e para preliminare e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje në...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit