17.8 C
Prizren
E enjte, 8 Maj, 2025

Policia: Prizreni i sigurt për ‘DokuFest’

Dokufest veresPjesëmarrësit dhe mysafirët e shumtë që do të jenë gjatë “DokuFestit” në Prizren, janë shumë të sigurt.

Asgjë nuk ka të vërtetë rreth publikimeve në rrjetet sociale se ky eveniment kulturorë do të sulmohet nga ithtarët e organizatës terroristë ISOS.

Aksionet e policisë së Kosovës, për të vënë në pranga edhe personin e fundit të dyshuar për pjesëmarrje në organizatën terroriste ISOS po vazhdojnë. Policia rajonale e Prizrenit, mbrëmë shoqëroi në mbajtje edhe Naser Abdylin nga Prizreni.

Personi në fjalë kohë më parë kishte qenë imamë në Ratkoc të Rahovecit, por, RTK merr vesh se me kërkesë të komunitetit atje, ai është përzënë nga ai fshat, për arsye se kishte përdorur fjalor fyes, thirrje për dhunë ndaj të gjitha organizatave botërore që veprojnë në Kosovë pas lufte, ndalesën e shkollimit të femrës myslimane e të tjera.

Por, arrestimi i këtyre personave, hapi edhe një temë tjetër që lidhet direkt në qytetin e Prizrenit. Siç dihet këto ditë në këtë qytet, starton ngjarja më e madhe kulturore në vend “DokuFest”, ndërsa u përhapën shumë fjalë se këta persona kishin cak sulmin e këtij evenimenti. Kjo u hodh poshtë nga Drejtori rajonal i Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi.

“Për të gjithë pjesëmarrësit do të ketë siguri maksimale”, tha  Krasniqi.

Por, në stafin e “Doku Festit” ky lajm nuk ka dhënë asnjë ndikim. “Të gjithë jemi në vlugun e punës, duke u marrë me përgatitjet përfundimtare”, thotë Eroll Bilibani, Drejtor ekzekutiv i Festivalit, raporton RTK.

Festivali do të nis nesër në mbrëmje me hapjen e ekspozitës së fotografit amerikan Donald Weber, ndërsa për 9-të ditë, qyteti i Prizrenit, do të jetë qendra e kinemasë botërore, për filmin e shkurtër dhe atë dokumentarë.

Më Shumë

KRU “Hidroregjioni Jugor” shkyç konsumatorët me borxhe të akumuluara

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se ka filluar shkyçjen e konsumatorëve nga rrjeti i ujësjellësit për shkak të borxheve...

Haradinaj kujton komandant Drinin dhe të rënët e 8 majit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot komandant Ekrem Rexhën – Drini, një prej emrave më emblematikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si...

Lajmet e Fundit