2.3 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

E kemi shumicën edhe pa Vetëvendosjen

ramushi, limaj  mustafaEdhe pa Vetëvendosjen në koalicion, përfaqësuesit e bllokut LDK-AAK-Nisma thonë se e përfaqësojnë shumicën shqiptare për qeverinë që ky bllok pretendon ta formojë.

Por, blloku kërkon zgjerimin e kësaj shumice me përfshirjen edhe të Vetëvendosjes, ndërkohë që PDK-në si parti fituese të zgjedhjeve, e cila ka kërkuar një koalicion gjithpërfshirës, blloku e ka përjashtuar.

Nëse nuk arrihet marrëveshja me Vetëvendosjen, koalicionit LDK-AAK-Nisma i mbetet opsion Lista Serbe, e cila po ashtu ka kushte. Koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-Nisma, synon që ta formojë qeverinë që nuk do të jetë e varur nga votat e pakicave. Për këtë i duhet vota e Vetëvendosjes.

Lutfi Haziri anëtar i kryesisë së LDK-së, thotë se shumica shqiptare ekziston edhe me koalicionin LDK-AAK-Nisma, por kërkohet zgjerimi i kësaj shumice.

“Prapë e përfaqësojmë një shumicë shqiptare, nëse e shohim numerikisht. E rëndëssihme është që shumica shqiptare duhet të zgjerohet me ulëse dhe me angazhim politik. Nuk po flasim vetëm për numra. Shumica politike ka ardhur në shprehje pas përvojës katërvjeçare të qeverisjes nga ana e qeevrisjes nga ajo parti që e ka përfaqësuar pakicën politike. Definitivisht angazhimi është që qeverisja të jetë sa më e gjerë dhe sa më gjithpërfshirëse”, ka thënë Haziri për Radio Kosovën.

Sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj thekson se nëse blloku zgjedh t’i bëjë numrat me Listën Serbe, vetëm se do të ketë vazhdimësi të qeverisjes së deritashme.

“Nëse blloku opozitar nuk e zgjedh këtë, por zgjedh ta varë qeverinë e saj nga numrat e Listës Serbe, e cila do të vazhdojë në vazhdimësi të ketë kritere shtesë për këtë qeveri, atëherë do të kemi vazhdimin e të njëjtës dhe atëherë mendoj se do të humbë Kosova. Kështu që unë po besoj që blloku do të reflektojë drejt”, tha Molliqaj për Radio Kosovën.

Ndryshe, kriteret e Vetëvendosjes kanë të bëjnë me dialogun me Serbinë he privatizimin, ndërsa ajo që deri më tani nuk është pranuar, sipas zyrtarëve të Vetëvendosjes, është kërkesa që dialogu me Serbinë të udhëhiqet nga Vetëvendosje.

Ndërsa kushti kryesor i Listës Serbe për t’u bërë pjesë e koalicionit qeverisës, është formimi i shpejtë i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Më Shumë

Policia shqipton 1,506 tiketa dhe arreston 41 persona

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 30 aksidente me të lënduar dhe 72 aksidente me dëme materiale, ndërsa...

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, nesër mban takimin e dytë publik

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, nesër do të mbajë takimin e dytë publik me qytetarët. Takimi  do të zhvillohet në sallën e mbledhjeve...

Lajmet e Fundit