Durrës, futet në det me shokët, mbytet në ujë 23-vjeçari nga Tirana

durres detiiTrupi i pajetë i një të riu u gjet pasditen e sotme në zonën jugore të plazhit në Gjirin e Lalzit.Kufoma u pikas në breg nga pushuesit të cilët njoftuan menjëherë shërbimet e policisë.

Pas verifikimeve, policia bëri me dije se në trupin e pajetë nuk kishte shenja dhune. Viktima u transportua menjëherë në morgun e spitalit të Durrësit ku iu nënshtrua dhe ekpertizës mjeko-ligjore.

Në orët e mbrëmjes, policia mundësoi dhe verifikimin e kufomës. Bëhet fjalë për një të ri, vetëm 23 vjeç. Ai është Jetmir Marku, banues në Paskuqan të Tiranës.

Kanë qenë shokët e këtij të fundit, të cilët kanë dëshmuar në polici se kishin shkuar sëbashku në plazh. Ata ishin futur në det për tu larë, por 23- vjeçari u kishte humbur nga sytë, duke u mbytur në ujë.

Dallgët e detit më pas kanë nxjerrë në breg trupin e viktimës.

Më Shumë

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec vazhdon pastrimin e kanaleve të kullimit, punimet po zhvillohen në Fortesë

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se po vazhdon angazhimin e saj në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës bujqësore, me qëllim të krijimit të kushteve...

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Lajmet e Fundit