18.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Mustafa: Asnjë deputet nga blloku nuk do ta votojë kandidatin e PDK-së

Blloku 50

(E plotësuar) Lideri i LDK’së Isa Mustafa pas takimit ka thënë se asnjë deputet i bllokut nuk do të votojë për kandidatin e PDK’së.
“Blloku është unik në qëndrimin e vet. Ndonëse jemi befasuar shumë nga vendimi i kushtetueses, qëndrimet tona janë unike”, ka thënë Mustafa

“Ajo që Adem Grabovci dhe PDK’ja po bëjnë është vetëm propagandë”, ka shtuar ai.

Visar Imeri: Nuk do t’i bëjmë kuorum PDK’së

Ka përfunduar takimi ndërmjet Koalicionit LDK –AAK-NISMA me Lëvizjen Vetëvendosje. Visar Imeri ka thënë se VV nuk do t’ia bëjë kuorumin PDK’së, pasi sipas tij, kjo parti ka ndikuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Imeri ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i shkruar në zyret e PDK’së dhe si i tillë është antikushtetues dhe i papranueshem për VV’në dhe bllokun po ashtu.

“Një vendim i tillë që shkruhet në zyrët e PDK’së, dhe prezantohet në emër të Gjykatës Kushtetuese dëshmon kapjen e shtetit, dhe nuk i lë vend demokracisë. Sa i përket votimit për kryetar të Kuvendit, LVV nuk do t’i bëjë kuorum, nuk do ta votojë dhe nuk do të jetë pjesë e asnjë marrëveshje politike me PDK’në”, ka thënë Imeri

Ndersa, blloku në takimin e sotëm ka kërkuar një afat kohor për të marre në konsideratë parimet të cilat do te mund të çonin drejt një marrëveshje.

“Pa u nënshkruar kjo marrëveshje, VV nuk do ta votojë as kandidatin nga Blloku. Është mëkat që është humbur tërë kjo kohë dhe nuk është arritur marrëveshje, sepse po t’i kishte pasur Isa Mustafa edhe votat tona, besojmë qe edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të ishte më ndryshe”, ka thënë Imeri.

LDK-AAK-NISMA në takim me Vetëvendosjen

–Liderët e koalicionit LDK-AAK-NISMA dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë filluar takimin e përbashkët që po mbahet në një nga sallat e Parlamentit të Kosovës.

Liderët e koalicionit LDK-AAK-NISMA fillimisht kanë mbajtur një takim të ndarë ndërmjet tyre ndërsa një orë më pas atyre u janë bashkuar edhe përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Takimi i tyre zhvillohet një ditë pasi Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin e plotë të saj me të cilën shpallet e pavlefshme zgjedhja e Isa Mustafës për Kryetarit të Parlamentarit derisa procedura për zgjedhjen e tij u cilësua antikushtetuese.

Më Shumë

“E futën 6 muaj në psikiatri”, Juli kujton ngjarjen aspak të këndshme të Zef Dedës!

Julian Deda gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP” shpesh herë ka folur dhe ka ndarë kujtime me të atin e ndjerë, aktorin...

Haradinaj qëndroi në familjen e Frrok Sakicës në Prizren

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ishte sot në familjen e Frrok Sakica në Prizren. “Në nderim të miqësisë së djemve tonë, Gjinit e Frrokut të...

Lajmet e Fundit