3.5 C
Prizren
E mërkurë, 14 Janar, 2026

“Fenomeni” i rrjeteve sociale

Fenomenii rrjeteve sociale“Fenomeni” është një shfaqje për rrjetet sociale, e cila flet për rrjetet sociale që kanë përfshirë mbarë globin, për një rrjet komunikimi sa të gjerë aq edhe më frekuentueshëm nga i gjithë njerëzimi”, ka thënë për “Zërin” Sokol Guga

Rrjetet sociale janë bërë mjete të komunikimit në mes njerëzve në mbarë botën dhe më shumë se kaq. Madje për koreografen nga Shqipëria, Riselda Sejdija rrjetet sociale tashmë janë shndërruar në fenomen. Duke iu referuar kësaj, ajo ka ndërtuar shfaqjen që mbanë titullin “Fenomeni”, premiera e së cilës do të jepet në Kosovë.

“‘Fenomen’ është shfaqja e cila flet për rrjetet sociale që kanë përfshirë mbarë globin, duke bërë për vete të gjithë njerëzit duke pasur një rrjet komunikimi sa të gjerë aq edhe më frekuentueshëm nga i gjithë njerëzimi”, ka thënë për “Zërin” Sokol Guga, koordinator mediatik. Shfaqja e baletit do të jepet në Teatrin Kombëtar të Kosovës me 10 shtator.

“Kjo shfaqe do të hap siparin e sezonit artistik në Kosovë”, është shprehur Guga, teksa ka thënë se ishte kërkesë e Ahmet Brahimajt, drejtorit të Baletit të Kosovës, që sezoni të nisej më një shfaqje nga Shqipëria.

“Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të prekim nga afër fenomenin që Sejdija do të sjellë me 10 shtator për të gjithë publikun”, ka thënë Sokol Guga. Në shfaqjen e baletit “Fenomeni” do të jetë balerinët nga Universiteti i Artëve i Tiranës, ku Riselda Sejdija është pedagoge e lëndës së koreografisë.

Riselda Sejdija që njëherit është edhe producente e shfaqjes “Fenomeni”, vjen për herë të dytë brenda një viti me shfaqje në Kosovë. Muaj më parë në të njëjtën skenë është dhënë shfaqja “Risi Moulin”, që sipas Sokol Guga është pritur mirë si nga publiku i Shqipërisë, ashtu edhe nga ai i Kosovës. Biletat për “Fenomenin” kushtojnë 3 euro.

Më Shumë

Kuvendi Komunal i Prizrenit thërret mbledhjen e parë të rregullt më 16 janar

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Simir Krasniqi, ka ftuar anëtarët e Kuvendit në mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2026, e...

Ylli fiton betejën e parë

Golden Eagle Ylli ka fituar në Mitrovicë ndaj Trepcës me shifrat 99:102 (26:24, 25:23, 26:32, 22:23) në çerekfinalen e parë të Kupës së Kosovës. Pas...

Lajmet e Fundit