8.1 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Thaçi kërkon ndihmën e Zhbogarit

thaci zhbogerKryeministri në detyrë, Hashim Thaçi priti në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, me të cilin bisedoi për zhvillimet më të fundit politike në Kosovë.

“Kosovën e presin shumë procese të rëndësishme, procesi i integrimeve evropiane, dialogu me Serbinë, Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës. Të gjitha këto presin formimin e institucioneve, të dala nga vota e lirë e zgjedhjeve të 8 qershorit”, tha kryeministri Thaçi.

Sipas një komunikate të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Thaçi falënderoi përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar për kontributin e tij dhe të institucionit që përfaqëson për ndihmën që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës në të gjitha fushat, si dhe kërkoi që kjo ndihmë të vazhdoj edhe më tutje.

Thaçi, gjatë ditës ka pritur në takim edhe ambasadoren e re të Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, ku u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes Kosovës dhe Gjermanisë dhe për gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet në të gjitha sferat e interesit të përbashkët.

Thaçi ka shprehur falënderimin për përkushtimin e vazhdueshëm të Qeverisë së Gjermanisë për Kosovën dhe rajonin, në të gjitha proceset e rëndësishme, duke hapur kështu mundësi të reja për shtetet e Evropës Juglindore.

“Diplomacia gjermane është treguar parimore dhe pragmatike në mbështetjen për tejkalimin e sfidave në Ballkanin Perëndimor, ndërsa investitorët gjermanë i kanë dhënë shpresë ringjalljes së ekonomisë në shtetet tona, sepse ata tashmë janë të bindur se stabiliteti i krijuar në rajon është plotësisht i qëndrueshëm”, u shpreh kryeministri Thaçi.

Nga ana e saj, ambasadorja Viets pasi ka falënderuar kryeministrin në detyrë, Hashim Thaçi për pritjen e përzemërt, ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin, në interes të të dyja vendeve. /KP/

Më Shumë

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Nga Zamira Bytyqi Dje, në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u pa një organizim i madh me bandën ushtarake turke “Mehteran”, me uniforma osmane,...

Theret me thikë një person në Prizren

Dy persona janë arrestuar në Prizren, nën dyshimin se kanë sulmuar dhe e kanë therur me thikë një tjetër. Sipas policisë, viktima është dërguar për...

Lajmet e Fundit