Vdiq sopranoja italiane Magda Olivero

Magda OliveroNjë ndër divat e mëdha italiane, sopranoja Magda Olivero, ka vdekur në moshën 104 vjeçare në Milano, duke lënë pas vetes një karrierë 70 vjeçare.

Ajo vdiq të hënën në spital pas një sulmi në tru që pësoi muajin e kaluar, e të cilit nuk arriti t’i mbijetojë, njofton agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Magda Olivero bëri debutimin e saj në vitin 1930 dhe kishte vazhduar të interpretonte deri në vitin 2009, përkundër disa ndërprerjeve. Hera e fundit që ajo performoi në publik ishte në moshën 99 vjeçare, me ç’rast mediat italiane thanë se zëri i saj ende mbetej madhështor.

Në vitin 1970, teksa performonte “Manon Lescaut” të Puccini-t, aq shumë adhurues vërshuan në skenë saqë u desh të ndërhynin forcat policore. Ovacionet në interpretimet e saj shpeshherë kapnin kohëzgjatjen prej 20 minutave.

Olivero, një yll nëpër Evropë dhe Amerikë, njihej më së miri me rolet e Tosca-s në operën e Puccinit, Fedora-n e Umberto Giordano-s dhe Medea e Luigi Cherubini-t.

Opera La Scala në Milano ku ajo bëri performancat e saj më të hershme i kërkoi publikut për të mbajtur një minut heshtje para një performance të hënën. /KultPlus.com

Më Shumë

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Lajmet e Fundit